E Diel, 09 Gusht 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Artikujt

Covid-19, pandemia që lëkundi themelet e parimeve demokratike

together4 demo - valeria bardhajI gjithë planeti u gjend i prekur nga pandemia Covid-19. Mënyra sesi ky virus u përhap bëri që qeveritë të ndryshonin marrjen e vendimeve në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare. Ky virus që vazhdimisht po merr jetë njerëzish duket se ka prekur edhe themelet e të drejtave të njeriut dhe parimeve bazë të demokracisë. Në shumë artikuj thuhet se në situatat e emergjencës, përfshirja vullnetare e qytetarëve, gatishmëria dhe vendimmarrja në kushtet e emergjencës forcojnë dhe ushqejnë parimet e demokracisë. Por a ndodhi kështu me emergjencën Covid-19?

Vazhdo leximin...

Rrugëtimi politik i vajzave dhe grave në proceset demokratizuese të shoqërisë shqiptare

together4demo Besjana Lazja realPërfaqësimi i vajzave dhe grave në vendimmarrjen politike, në shoqërinë shqiptare është një çështje e rëndësishme dhe shumë aktuale. Nisur nga një rëndësi e tillë thelbësore, me anë të këtij artikulli, synohet të pasqyrohet roli që kanë luajtur vajzat dhe gratë në periudhën e instalimit të sistemit demokratik deri në ditët e sotme. Synimi tjetër i rëndësishëm, është paraqitja e tablosë reale të përfaqësimit të vajzave dhe grave në jetën politike të vendit. Po ashtu, pengesat dhe paragjykimet që ato kanë ndeshur marrin vëmendje në këtë punim. Barazia gjinore në vendimmarrjen politike është një nga sfidat kryesore në nivel kombëtar.

Vazhdo leximin...

Dita e Europës 2020: Respektimi i shtetit të së drejtës, i të drejtave dhe lirive të njeriut gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga Covid-19

Arbesa Kurti resizeFatkeqësia natyrore, gjendja e jashtëzakonshme, lufta janë disa nga situatat, të cilat mund të kushtëzojnë garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, disa nga parimet bazë mbi të cilat ngrihet shteti i së drejtës gjatë kohëzgjatjes së situatës. Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore më datë 24 Mars 2020, për shkak të virusit Covid-19, u pasua me miratimin e një sërë aktesh nënligjore dhe aktesh normative me fuqinë e ligjit, të cilat parashikonin masa kufizuese të lirive dhe të drejtave të individit në mënyrë të përshkallëzuar me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Vazhdo leximin...

Demokracia

admir poster-minDemokracia është vetëqeverisja e popullit, nga politikanët për popullin.

Demokracia nuk duhet konceptuar si diçka e çfarëdoshme apo si një lojë fjalësh që çdo politikan në një moment të caktuara të karrierës e përdor për të justifikuar apo mos justifikuar veprimet e veta.

Ajo që është e vërtetë është se me fjalën demokraci që në fillim na vjen ndër mend demokracia e poliseve greke. Shumica e njerëzve apo politologëve e marrin demokracinë si të mirëqenë. Megjithatë, qoftë në të kaluarën, qoftë sot, demokracitë kanë qenë dhe janë përherë në rrezik dështimi. Në Greqinë e lashtë ishin jetëshkurtëra dhe shumë pak të afta për të mbijetuar. Në Evropën e shekullit të XX ka pasur demokraci herë po e herë jo. Shtetet e reja afrikane kanë qenë demokraci për periudha shumë të shkurtra- në paçin qenë ndonjëherë.

Vazhdo leximin...

Një luftë për demokraci

6. marinela pashaj"Luftë për demokraci" duket paksa paradoksale pasi në thelb demokracitë shfaqen se nuk kërkojnë të zhvillojnë luftëra, por vendosje të paqes, sigurisë, njohjen e të Drejtave Civile të Njeriut, barazi përpara ligjit, ekonomi të lirë tregu bazuar në rregullat e konkurencës, meritokraci, liri të shprehjes dhe besimit fetar. Por pikërisht për të arritur në këtë fazë të demokracisë bëhet një luftë e vazhdueshme nga shumë shtete të cilat kërkojnë të implementojnë një sistem demokratik. Shqipëria është një ndër shtetet e sistemit ndërkombëtar e cila pas rënies së regjimit komunist pas 45 vitesh synon implementimin e një sistemi mbi baza demokratike. Me rënien e regjimit komunist nisin edhe brohoritjet: "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!" Ajo ç'ka edhe sot dëgjohet pas gati 29 vitesh në Shqipëri është po e njëjta shprehje. Çfarë ka ndodhur brenda një periudhë kaq të gjatë kohore me Shqipërin? A arriti ajo të bëhej si Europa e atëhershme brenda kësaj hapësire kohore dhe a po kërkon sot të bëhet si "Europa e Re"? 

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

17-18 korrik -Takim special i Këshillit Europian, ku udhëheqësit e BE-së do të mblidhen fizikisht në Bruksel për të diskutuar planin e rimëkëmbjes si përgjigje ndaj Covid-19 dhe buxhetin afatgjatë të BE.

17 korrik- Ministrat Europianë të Punësimit dhe Çështjeve Sociale do të diskutojnë mundësinë që ofron tregu i punës dhe politikat sociale për një rikuperim të qëndrueshëm nga pasojat sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1