E Hënë, 16 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Çfarë përfitimesh do të sjellë CETA për Bashkimin Europian ?

cetaMe 408 vota pro, 254 kundër dhe 33 abstenim Parlamenti Europian ratifikoi CETA-n Marrëveshjen e Tregtisë mes BE-së dhe Kanadasë më datë 15 shkurt 2017. Marrëveshja Gjithpërfshirëse e Tregtisë dhe Ekonomisë (CETA) është negociuar për rreth pesë vite dhe më në fund e mori miratimin që të hyjë në fuqi provizorisht në prill të 2016. Megjithatë, duke qenë që është një marrëveshje mes dy autoritetesh ndërkombëtare, ajo kërkon jo vetëm aprovimin e Parlamentit Europian, por edhe të parlamenteve të shteteve anëtare.

Vazhdo leximin...

Roli i kapitalizmit në rritjen e vazhdueshme të populizmit

populismCili model ekonomik është i duhuri për të ruajtur parimet e tregtisë dhe konkurrencës së lirë, duke garantuar kështu mirëqenie për shoqërinë?

Ekonomia mbetet padyshim një ndër fushat më të rëndësishme në spektrin politik. Gjatë periudhave të ndryshme të historisë, janë paraqitur modele ekonomike të cilat janë menduar se do t’i shërbenin sa më mirë nevojave dhe kërkesave të individit apo dhe shoqërisë si e tërë.

Vazhdo leximin...

Polemika mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

banniere-IMF-spring-meetings-2016-502pxTakimi i këtij viti i Fondit Monetar Ndërkombëtar me Grupin e Bankës Botërore në Washington D.C., realizuar në tetor, rezultoi një luftë fjalësh financiare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë ku në mes të gjithçkaje qëndron e shumëpërfolura Deutsche Bank. Si fillim, pati një kundërvënie të Ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble dhe Christine Lagarde, Drejtoreshë e Menaxhimit pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, institucion financiar ku SH.B.A.-ja është aksionerja më e madhe (18%). 

Vazhdo leximin...

Vlerësimi i Indeksit të Politikave të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

SMEZhvillimi i një sektori dinamik dhe në lëvizje si ai i biznesit të vogël dhe të mesëm është i rëndësishëm për ekonomitë e shtatë shteteve që nuk janë pranuar ende në BE: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Struktura prodhuese e rajonit është e përbërë kryesisht nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME), të cilat mesatarisht kontribuojnë në 75% të punësimit total dhe në mbi 60% të vlerës totale të shtuar të sektorit privat. Ka ende sfida të rëndësishme për transformimin e sektorit të SME-ve në një sektor të rritjes ekonomike dhe punësimit, për të adresuar sfidat e vazhdueshme strukturore, të tilla si normat e larta të papunësisë dhe të ardhurat për frymë, por megjithatë disa nga kushtet për të stimuluar rritjen janë të stabilizuara.

Vazhdo leximin...

Avancimi i Negociatave të Tregtisë midis BE dhe SHBA

ttipRaundi i 14-të i bisedimeve të tregtisë midis BE-së dhe SHBA-së është mbajtur në Bruksel nga e hëna deri të premten, 11 deri 15 korrik 2016. BE-ja është duke negociuar një marrëveshje ambicioze tregtie dhe investimi me SHBA-në. Partneritetit Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve ( TTIP ) do të krijojë mundësi të reja investimesh për kompani të mëdha dhe të vogla si dhe vende të reja pune. Për konsumatorët, ajo do të mundësojë uljen e çmimeve dhe larmishmëri zgjedhjesh, duke i mbajtur të larta standardet e BE-së për mbrojtjen e konsumatorit, të drejtat sociale dhe rregullat e mjedisit.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

13 shtator–Eurogroup mban një takim joformal në Helsinki për çështjet ekonomike dhe financiare të vendeve anëtare të BE.

12 shtator –Komiteti Ekonomik dhe Social zhvillon një dëgjesë publike për rolin, propozimet dhe kontributin e shoqërisë civile në Semestrin e dytë Europian.

11 shator – Zhvillohet takimi mes Komisionerëve europianë ku do të diskutojnë për rolin e Komisionit Europian në politikat e ndryshimeve klimatike duke i paraprirë Samitit të ardhshëm Kombeve të Bashkuara për Klimën.

10 shtator – Presidenca e Këshillit do të zhvillojë Konferencën për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore

–Delegacioni i Komisionit të Venecias do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të projekt-opinionit për kompetencat e Presidentit në caktimin e datave të zgjedhjeve.

9 shtator – Presidenti momental Juncker takon Presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një darkë pune.

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1