E Diel, 29 Mars 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

BE-ja duhet të bëjë "më shumë me më pak" në vitin 2015


Komisioneri i buxhetit të bllokut europian, ndërsa paraqiste planet e shpenzimeve të BE-së për vitin 2015, deklaroi se Europa do të duhet të bëjë më shumë me më pak.
Nëse miratohen nga eurodeputetët dhe ministrat e qeverive, shpenzimet do të jenë 2,5 bilion € më pak se në vitin 2013, duke reflektuar shkurtimin prej 3% të shpenzimeve të BE-së ndërmjet 2014 dhe 2020.

Projektet e investimeve publike të BE-së duke përfjanusz-lewandowski.9shirë skemat e garancisë së të rinjve janë në listë për të patur rritjen më të madhe në të holla, duke marrë nga Komisioni 15,6 bilion €, një rritje prej 29.5% për këtë vit.
Nga ana tjetër, financimi strukturor për rajonet më të varfra të bllokut përballet me shkurtimin më të madh prej 5% por, me një parashikim prej 51,6 bilion  €, do të mbetet elementi më i madh i shpenzimeve. Gjithashtu, stafi në Komisionin Europian do të pësojë një shkurtim me mbi 1000 punonjës.

Vazhdo leximin...

Rumunët e Bullgarët, pa kufizime punësimi (lëvizjeje të lirë) në BE

rumunet dhe bullgaret fitojne te drejten per te punuar ne BEShumë shqiptarë e mendojnë anëtarësimin në BE si mundësi punësimi, por shembulli i Rumanisë dhe Bullgarisë, anëtare që prej vitit 2007, flet për një rrugëtim jo kaq të thjeshtë. Më 1 janar të këtij viti, popullsia e Rumanisë dhe Bullgarisë fitoi më në fund të njëjtat të drejta pune për të punuar në Britaninë e Madhe ashtu si çdo qytetar i BE-së. Jo vetëm kaq, por nga heqja përfundimtare e kufizimeve të punës, bullgarët e rumunët mund të punojnë lirshëm në të gjithë BE-në. BBC ka ngritur disa pyetje në lidhje me ndryshimet që pritet të ndodhin nga qeveria britanike dhe mbi reagimet e imigrantëve.

Vazhdo leximin...

Korrupsioni në BE: Nuk ka zona “të pastra”

Korrupsioni ne BE nuk ka zona te pastraNjë raport i fundit i Komisionit Europian evidenton se korrupsioni në të gjithë bllokun e BE-së po i kushton taksapaguesve miliarda euro çdo vit, dhe vendet anëtare po dështojnë ta trajtojnë problemin me vendosmëri.
Raporti i parë dy-vjeçar anti-korrupsion për secilin nga 28 vendet e BE-së, përmend prokurimi publik dhe financimet jo transparente të partive politike si ndër problemet më të përhapura.

Vazhdo leximin...

Fondet e BE-së, të keqmenaxhuara

Fondet e BE-se te keqmenaxhuaraGjykata e auditorëve ka kritikuar administrimin e buxhetit të BE-së për të 18-tin vit radhazi. Mbikëqyrësja gjeti një shkallë gabimi prej 3.9% në pagesat nga buxheti i € 130miliardë i 27 shteteve anëtare në vitin 2011, një shifër pak më e lartë se nga humbjet e identifikuara nga viti i kaluar.

Vítor Caldeira, presidenti i Gjykatës së Auditimi, u shpreh se "duke qenë se financat publike të Europës ndodhen nën presion të rëndë, qëllimi kryesor vazhdon të jetë shpenzimi i parave të BE-së në mënyrë sa më efikase dhe të mirëpërqendruar.”

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Mars 2020

26 mars  – Samiti i Këshillit Europian: video-konferencë mbi COVID-19

- Seanca e jashtëzakonshme plenare: Eurodeputetët do të diskutojnë dhe votojnë për tre propozimet e para legjislative të Komisionit Europian për të trajtuar pandeminë e COVID19

25 mars – Mbledhja e Kolegjit të Komisionerëve

24 mars – Ministrat e Jashtëm të BE realizojnë një video-konferencë mbi procesin e zgjerimit dhe asocimit, vëmendje e veçantë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1