E Diel, 29 Mars 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Gjermania në rritje ekonomike, Italia zyrtarisht në recesion

eurostat
Sipas të dhënave statistikore të Eurostat për ecurinë ekonomike gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, publikuar të premten (14 nëntor) evidentohet se ekonomia gjermane ka shënuar rritje, ndërkohë që Italia ka rënë zyrtarisht në recesion. Ne përgjithësi shtetet e eurozonës kishin pësuar rritje me 0.2% ose 0.3% krahasuar me tre muajt e mëparshëm.

Vazhdo leximin...

Danimarka dhe Britania e Madhe- Të parat në Biznes

biznesMë datë 29 tetor, Banka Botërore botoi edicionin e saj të 12-të  të një raporti vjetor ku evidentohen  në mënyrë hierarkike vendet ku ka më shumë lehtësira për të bërë biznes.
Disa nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, që përfshiheshin në 20-shen e parë të vendeve ku mund ta kishe më të thjeshtë për të bërë biznes ishte Danimarka (4) Mbretëria e Bashkuar (8), Finlanda (9), Suedia (11), Irlanda (13), Gjermania (14), dhe Estonia (17). Në 20-she përfshiheshin edhe vende të tjera europiane jo-anëtare të Bashkimit Europian si Norvegjia (6), Islanda (12)dhe Zvicra (20).

Vazhdo leximin...

Debate për buxhetin e BE-së 2015

buxheti 2015Më 22 tetor 2014 Parlamenti Europian votoi për të zgjeruar me 2 bilionë € buxhetin tepër ambicioz europian të vitit 2015. Ky vendim, i cili do të çojë drejt negociatave të vështira, u miratua me një shumicë dërrmuese prej 464 votash kundrejt 186 votave kundra.

Jean Arthur, Presidenti i Komitetit të Buxhetit në Parlamentin Europian, tha se kjo pjesë e buxhetit do t’i përkushtohet tërësisht zhvillimeve, rritjes ekonomike,  krijimit të vendeve të punës dhe projekteve të solidaritetit. Eurodeputetët duan të investojnë një shumë shtesë prej 190.5 milionë € në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme si edhe në  programet kërkimore dhe edukative, ku përfshihen Erasmus+, agjencitë supervisore financiare si edhe sektorët e bujqësisë dhe të peshkimit, të cilat janë goditur nga sanksionet e Rusisë.

Vazhdo leximin...

Mirazhi i ekonomisë gjermane

ekonomia gjermanePër 60 vjet, qeveritë e njëpasnjëshme gjermane kërkuan të  afirmonin një  Gjermani europiane. Por së fundmi është vënë re se administrata e kancelares Angela Merkel do që të rikonceptojë  ekonomitë e Europës nën shembullin e Gjermanisë. Kjo është politikisht e papërgjegjshme dhe ekonomikisht e rrezikshme, pasi ndryshe nga se shprehet Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, ekonomia gjermane është larg nga të qenit ekonomia më e suksesshme në Europë.

Vazhdo leximin...

Donald Tusk vë në dyshim çështjen e klimës në BE


donaldtuskZgjedhja e Donald Tusk si Kreu i Këshillit Europian vjen së bashku me presionin që Polonia të përmirësojë dosjen e saj mjedisore. Paketa e Klimës 2030 pritet të miratohet para mbërritjes së presidentit të ri.

Paketa Klimatike dhe Energjitike 2030,  e propozuar nga Komisioni në fillim të këtij viti, mbetet një dokument pune për shkak se ai ende nuk është diskutuar nga kryetarët e shteteve. Qëndrimi europian, i cili në teori duhet të ishte përcaktuar pranverën e kaluar, është shtyrë, me krizën në Ukrainë që po dominon samitet europiane që në fillim të 2014.

"Çdo gjë është bërë për të siguruar që dosja e çështjes së klimës të mos jetë një prioritet i lartë i Presidentit të ri të Këshillit Europian. Kredibiliteti i tij së shpejti do të mund të vihet në pikëpyetje", siguroi  një specialist. Konferenca për Ndryshimet Klimatike që ai organizoi në Varshavë në vitin 2013 ishte një dështim. Polonia gjeneron 90% të elektricitetit nga qymyri dhe shkarkimi i saj karbonik për frymë vazhdon të rritet. Ky nuk është një imazh i mirë për BE-në, së cilës  i pëlqen që ta tregojë veten si një udhëheqëse botërore në ndryshimin e klimës.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Mars 2020

26 mars  – Samiti i Këshillit Europian: video-konferencë mbi COVID-19

- Seanca e jashtëzakonshme plenare: Eurodeputetët do të diskutojnë dhe votojnë për tre propozimet e para legjislative të Komisionit Europian për të trajtuar pandeminë e COVID19

25 mars – Mbledhja e Kolegjit të Komisionerëve

24 mars – Ministrat e Jashtëm të BE realizojnë një video-konferencë mbi procesin e zgjerimit dhe asocimit, vëmendje e veçantë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

  FJALOR

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1