E Shtunë, 18 Janar 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Marrëveshjet tregtare dhe aleancat ekonomike që mund të sundojnë rendin e ri botëror

be dhe japoniaJean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit të BE- së bashkë me kryeministrin Japonez Shinzo Abe dolën në një konferencë për shtyp pas Samitit të 23-të BE-Japoni i cili u zhvillua në Tokio më 29 maj. Fokusi i këtij takimi supozohej të ishte Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (FTA) mes dy palëve. Megjithatë përfaqësuesi i BE-së foli kryesisht në lidhje me politikat e brendshme të BE-së si: fjalimet e Greqisë apo problemet e zhvillimit të Europës dhe jo për arsyen kryesore të udhëtimit të tij në anën tjetër të globit. A duhet ta marrin autoritetet japoneze këtë si një shenjë që BE-ja nuk po mendon shumë për këtë çështje?

Vazhdo leximin...

Marrëveshja e Tregtisë BE-SHBA: 11 debate në PE këtë javë

TTipParlamenti Europian po punon për qëndrimin që do të mbajë këtë javë lidhur me marrëveshjen e tregtisë BE-SHBA të njohur si Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve (TTIP).

Komiteti Ndërkombëtar i Tregtisë, i cili është përgjegjës për hartimin e qëndrimit të Parlamentit, do të diskutojë rekomandimet për herë të parë këtë të martë, ndërsa 10 nga 13 komisionet që do të kontribuojnë në raport gjithashtu do të diskutojnë ose votojnë këtë javë duke shprehur mendimin e tyre.

Vazhdo leximin...

1 miliard € për të rinjtë e papunë

iniciativa per rinineKomisioni Europian në dhjetor të vitit 2012 propozoi projektin Garancia e Rinisë, i miratuar si një Rekomandim nga Këshilli i Ministrave për vendet anëtare të BE-së në 22 prill 2013 dhe nënshkruar së fundmi, në qershor të vitit 2013 nga Këshilli Europian. Përshpejtimi i zbatimit të Garancisë së Rinisë është identifikuar si prioritet kyç i Udhëzimeve Politike të Presidentit Junker.
Fondi Europian Social, me një buxhet të përgjithshëm rreth 86 miliard € për periudhën 2014-2020, është një burim kryesor i financimit të BE-së për implementimin e Garancisë së Rinisë.

Vazhdo leximin...

Konsultimet mbi negociatat e Partneritetit të Investimit dhe Tregtisë Transatlantike(TTIP)

TTIPParlamenti Europian ka mirëpritur vendimin e Komisionit Europian për publikimin e dokumentave të negociatave të Partneritetit të Investimit dhe Tregtisë Transatlantike(TTIP). Ky vendim ndjek kritikat e shumta drejtuar Komisionit lidhur me marrëveshjen tregtare, sidomos për sa i përket mungesës së transparencës së negociatave dhe impaktin potencial të tyre për Europën. Sidoqoftë, Parlamenti ka sqaruar se pavarësisht dokumentave të lëshuara nga Komisioni deri më tani, kjo nuk e tregon historinë e plotë dhe ka akoma shumë për tu bërë.

Vazhdo leximin...

Mirë se vjen në eurozonë, Lituani!

lithuania-joined-eurozone-inflationLituania ka festuar Vitin e Ri duke iu bashkuar eurozonës. Vendimi është parë si një mundësi e vendit për të rritur stabilitetin, pavarësisht nga frika e inflacionit dhe problemet e borxhit të zonës euro. Republika e parë sovjetike që deklaroi pavarësinë në vitin 1990, Lituania, është e fundit nga tre shtetet baltike që bëhet pjesë e bashkimit monetar. Letonia u bashkua me eurozonën më 1 janar 2014, pavarësisht se sondazhet treguan se shumica e popullsisë së vendit kundërshtuan këtë veprim dhe vetëm një e pesta u shpreh fuqishëm në favor të tij. Estonia u bashkua me bllokun e monedhës në 2011.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1