E Enjëte, 27 Shkurt 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

BREXIT- Një goditje për ekonominë britanike apo atë europiane?

brexitMbretëria e Bashkuar pritet të dalë nga Bashkimi Europian më 31 tetor 2019. Bisedimet në samitin e Këshillit Europian në datat 17-18 tetor, përfunduan me një marrëveshje e cila pritet të votohet nga Parlamenti Europian më datën 19 tetor. Në bazë të vendimit të parlamentit, nëse do të pranohet ose jo, MB ndodhet mes dy skenarëve të mundshëm:

Vazhdo leximin...

Mesazhet nga Forumi Ekonomik në Davos

davos forumiKëtë vit Forumi Ekonomik Botëror u mbajt nga 22-25 janar në Davos-Klosters të Zvicrës. Ky takim vjetor mbetet mbledhja më e madhe e udhëheqësve të lartë të politikës, biznesit, shoqërisë civile dhe asaj akademike. Pjesë e këtij forumi ishin më shumë se 250 lider politikë nga G20 dhe vendet e tjera si dhe kryetarët e organizatave ndërkombëtare të angazhuar në dialog (ose dialogje) të nivelit të lartë, rrjeti i ekspertëve për fusha të ndryshme, udhëheqësit e universiteteve nga e gjithë bota si dhe pionierët e teknologjisë, forumi i liderëve të rinj globalë etj.

Vazhdo leximin...

Euro si një mjet strategjik për Bashkimin Europian

EuroKomisioni Europian paraqiti një strategji për të forcuar rolin ndërkombëtar të Euros gjatë muajit dhjetor 2018, pasi shtetet kanë pasur skepticizëm dhe pakënaqësi sërish për bashkimin e tyre ekonomik dhe monetar. Eurozona përfaqëson 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) botërore, pak më pak se ekonomia amerikane (që zë rreth 15%), ndërkohë që Euro zotëron vetëm 20% të rezervave ndërkombëtare të bankave qendrore të huaja, krahasuar me Dollarin që zotëron 60%.

Vazhdo leximin...

Sfidat dhe arritjet e BE-së për krijimin e një Tregu të Vetëm Dixhital

Digital single market

Teknologjia dixhitale dhe efekti i dixhitalizimit është aq i përhapur sot sa nuk mund ta mendojmë më vetëm si një sektor të veçantë të TIK-ut, por si ndikues në të gjitha aspektet e jetës ekonomike dhe shoqërore. Si pasojë e këtij zhvillimi, që nga maji i vitit 2015, Bashkimi Europian ka dorëzuar një strategji ambicioze dhe gjithëpërfshirëse mbi Tregun e Vetëm Dixhital. Deri në shtator 2017, Komisioni Europian paraqiti 38 iniciativa politike, 23 prej të cilave janë propozime legjislative.

Vazhdo leximin...

10 vjet pas krizës financiare-Një lajm i mirë për ekonominë e BE-së?

kriza financiareKomisioni Europian në një njoftim për shtyp javën e kaluar dha një lajm të mirë për të gjithë qytetarët europianë duke deklaruar rimëkëmbjen e Bashkimit Europian nga kriza financiare. Pas 10 vjetësh që nga fillimi i krizës, duket se ekonomia ka pësuar rritje si rrjedhojë e masave të drejtpërdrejta të marra nga BE, por diskutimet pas dhënies së këtyre deklaratave kanë qenë të shumta duke vendosur në pikëpyetje nëse vërtet është ringjallur ekonomia e BE-së nga kriza financiare.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Shkurt 2020

27-28 shkurt -  Seminari Ndërkombëtar i Sportit: "Pse Sporti në Europë ka nevojë për trajnerë të aftë?"

–Mblidhet Këshilli i Konkurrueshmërisë, me fokus në tregun e brendshëm të BE, industrinë, Marrëveshjen e Gjelbërt, përmirësimi i rregulloreve

27 shkurt - Mbledhja midis Bashkimit Europian dhe Bashkimit Afrikan
- Takimi i  Komitetit Europian Ekonomik dhe Social mbi të Drejtat e Njeriut dhe Migracionin dhe Rolin e Sindikatave

26 shkurt - Krijimi i axhendës së BE-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për vitet 2020-2030 - propozimi i strategjive të reja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCPRD)

25 shkurt – Dita e Iniciativës Qytetare Europiane (ECI)
 – Mbledhje e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme – Komisioni prezanton Metodologjinë e re të Zgjerimit; Përgatitje e axhendës për takimin e datës 26-27 mars të Këshillit Europian; diskutim për marrëdhënien MB-BE

24 shkurt - 102 vjetori i Pavarësisë së Estonisë

 

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1