E Diel, 09 Gusht 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

A do t`i mbijetojë koronavirusit ekonomia e `sëmurë` shqiptare?!

eco covid 5Ekonomia shqiptare në dekadën e fundit është e bazuar tek shërbimet. Pas goditjes që i dha tërmeti, kryesisht sektorit të turizmit, i gjithë sektori i shërbimeve mori goditje. Duke filluar nga 13 marsi të gjitha shërbimet janë mbyllur duke shkaktuar një krizë për bizneset, të punësuarit, arkën e shtetit, që janë zinxhiri i mbyllur i shërbimeve. Për të shpëtuar nga kolapsi ekonominë, qeveria ka miratuar një paketë afatshkurtër e cila bazohet në dy shtylla kryesor: mbështetjen e shtresës në nevojë dhe ndihmën biznesit të vogël. 

Paketa e qeverisë do të ketë një ndikim minimalist për mbijetesën e këtij sektori. Sektori i transportit, ai urban dhe ai me jashtë, kryesisht me Italinë, ka marrë tjetër goditje. Italia, si një nga vendet me ekonominë më të dobët në Eurozonë u gjunjëzua nga përhapja e shpejtë e virusit. Ndikimi atje është disa herë më i lartë. Efektet e ndërsjella mes dy ekonomive në shkëmbimin e mallrave dhe transportin e udhëtarëve dhanë efekte të rëndësishme negative që priten të përllogariten nga dy ekonomitë.

***

Izolimi vazhdon, ndërkohë që qeveria sërish propozoi një paketë tjetër. Ka shumë të pakënaqur, të papërfaqësuar në këtë ndihmë, ndërkohë që çdo ditë e më shumë po rritet numri i të papunëve. Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e bërë publik me 14 prill konstaton një fakt tronditës: Ekonomia e Shqipërisë do tkurret me -5% në 2020, ndërsa bota do përjetojë recesion ku sërish më e dëmtuara do të jetë fqinji ynë Italia me -9.1%!

Por si dhe sa ndikoi kjo epidemi në ekonominë tonë?
Ekspertët ndajnë mendime thuajse të njëjta për ndikimin jo vetëm në ekonominë tonë po edhe në atë ndërkombëtare. Florion Mima, eksperti i çështjeve ekonomike pranë Partisë Demokratike, ndalet konkretisht tek sjellja e pakuptimtë e qeverisë me këtë situatë: "Vështirë të jepet një përgjigje shteruese. Vështirësia vjen nga sjellja e qeverisë në këtë situatë, sjellje totalisht e pakuptueshme, e papërgjegjshme dhe cinike për ekonominë dhe shtetasit e saj. Çdo qeveri në botë ka ngurrimet e veta, hezitimet e veta, pasiguritë e veta, kur bëhet fjalë për paketa shpëtimi që shkojnë deri në 50% të buxhetit apo edhe deri në 20% të GDP, por ajo që po shohim të materializuar nga SHBA në Japoni, nga Koreja në Itali, nga Gjermania në Greqi, është se, kur vjen fjala për të shpëtuar ekonomitë e tyre dhe të ardhurat e shtetasve të tyre, ata veprojnë nën të vetmin moral për të cilin ato ekzistojnë: mirëqenien e shtetasve të tyre dhe të punëdhënësit të shtetasve të tyre, biznesit kombëtar!"

Ndërsa Elvin Meko, profesori dhe eksperti i njohur i Ekonomisë, vë theksin konkretisht të sektori i shërbimeve. Ai e sheh pikërisht te kjo pikë edhe ngërçin e krizës sonë në këtë kohë pandemie dhe në vijim: "Si në çdo ekonomi tjetër në botë, edhe në Shqipëri, pandemia e COVID-19 do të ketë një ndikim të thellë dhe të ndjeshëm, madje mund të thuhet disafish më të ndjeshëm sesa kriza e 2008-2009-s! Në dallim nga çdo krizë tjetër ekonomike, kjo e ka prekur çdo vend të botës thuajse simetrikisht në çdo aspekt, pasi ndalimi i motorit të ekonomisë ka qenë thuajse i njëjtë në çdo vend; pra një stopim thuajse i plotë i punës në sektorët kyç të ekonomisë. Sigurisht struktura ekonomike e Shqipërisë, e bazuar fort dhe asimetrikisht në shërbime besohet se do të goditet më fort sesa ekonomitë që një pjesë të mirë të saj e përbën sektori i prodhimit dhe bujqësia."

Sektorët më të prekur
Në këtë situatë të rënduar ekonomike për shkak të mbylljes me jashtë dhe të një morie sektorësh jetikë nga brenda, sigurisht që sektorët më të prekur lidhen me shërbimet. Ekspertët ndalen konkretisht tek shërbimet tregtare teksa analizojnë gjendjen aktuale të biznesit në vend. Për Mimën tregtia është sektori që do të pësojë goditjen më të madhe, veçanërisht ajo me shumicë e pakicë e mallrave joushqimorë. Po ashtu edhe turizmi, që mori goditjen thuajse fatale pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Por ai vë theksin edhe tek bujqësia. "Bujqësia ka filluar të shfaqë simptomat e para, me anulimin e kontratave të eksportit nga blerësit por edhe me mosthithjen nga tregu vendas dhe shërbimi restorant-hoteleri të frutave e perimeve. Goditja për fermerin shqiptar do të jetë e thellë dhe rrënuese. Me keqardhje e them, por nuk e dëgjoj fermerin të përmendet në asnjë prej paketave mbështetëse".

Ndërsa Meko përveç të tjerave ndalet te sektori i fasonerisë duke shkuar më tej. Ai parasheh një krizë në kërkesat për mallra pasi parashikohet logjikisht një rënie e fuqisë blerëse: "Një ekonomi që mbështetet fort në shërbime, është logjike që sektorët më të prekur dhe të goditur do të jenë: hoteleri-turizmi, shërbimet tregtare (bar-kafe, restorante), sektori i argëtimit, por dhe fasoni, kryesisht në vijim të modifikimit të fortë që pritet të pësojë kërkesa për mallrat nga porositësit, si pasojë e rënies së pritshme të fuqisë blerëse, kryesisht në Europë, ku është dhe tregu më i madh i eksporteve shqiptare të këtij sektori".

Po ashtu transporti është hallka më e goditur në të gjithë ekonominë tonë. Karantina dhe mbyllja e kufijve ka sjellë probleme madhore. Sipas ekspertëve paralizimi i lëvizjes, si asaj ndërqytetase po edhe ndërkombëtare, e ka çuar transportin në humbje të pallogaritshme. Mbyllja konstatohet si një problem edhe për dërgesat e emigrantëve dhe me qarkullimin e mallrave në rrugë private. Në nxjerrjen e pasojave të këtij izolimi bëhet i qartë fakti se një pjesë e mirë e qarkullimit të mallrave realizohet privatisht nga vet qytetarët dhe, një bllokim i tillë, ka krijuar jo pak probleme dhe vështirësi për qytetarët, por dhe për sektorin e bujqësisë, që e sheh veten tejet në disavantazh dhe thuajse në kufijtë e mbijetesës nga pamundësia për të sjellë pranë tregjeve të mëdha produktet e fushës.

Paketat e shpëtimit!
Qeveria shqiptare doli me dy paketa shpëtimi për biznesin duke i ndarë; në të madh dhe të vogël. Ka pakënaqësi të mëdha pasi një pjesë e mirë e sektorëve kanë mbetur të papërfshirë, paçka se është premtuar në vijim që do të jenë pjesë e paketave të ardhshme. Por ekspertët ndajnë mendime të ndryshme mbi këto paketa.

Florion Mima e sheh të pamjaftueshme ndihmën e madje shkon deri atje sa parasheh se paketat nuk garantojnë rikthim të shpejtë në punë të 'makinerive' ekonomike të vendit. Ndërsa Meko pretendon që paketat janë më e mira e mundshme në këto kushte të pas-tërmeteve dhe si dhe duke pasur parasysh nivelet e borxhit publik dhe hapësirat që ka buxheti i shtetit për të gjeneruar të ardhura dhe emetuar borxh të ri. "E keqja më e madhe buxhetit i është bërë përpara fillimit të pandemisë dhe këmbëngulja qorrazi për të mosanuluar PPP-të e panevojshme, ka futur në kaos gjithë vendimmarrjen dhe po pamundëson miratimin me shpejtësi të paketave të tjera, që e theksoj, duhet të jenë mjaft, mjaft agresive e pa u trembur sa do të jenë kostot" –shton Mima. Ndërkohë Meko kërkon nga qeveria që në paketat e tjera të ulet dhe të konsultohet me komunitetin e biznesit për të identifikuar dhe përgjigjur më me efikasitet nevojave urgjente që kanë të gjithë grupet e interesit të prekur më rëndë nga kriza e pandemisë së COVID-19.

Ndikimi i ekonomive të tjera dhe disa këshilla...
Kriza e 2008-2009-s ishte një mësim për ekonomitë e shumë vendeve në botë. A u nxorën mësime prej saj? Pak kush di të thotë derisa të dilet në konkluzione mbi goditjen që mori nga pushtimi i epidemisë që ka nisur që në vitin 2019. Ajo që bie në sy, thuajse në të gjitha vendet e prekura, janë gjendja në të cilën u kapën sistemet shëndetësore dhe paketat e shpëtimit. Sipas ekspertëve kjo krizë ekonomike që ka përfshirë tashmë botën do të jetë padyshim më e rënda e historisë moderne, e krahasueshme me luftërat botërore. Elvin Meko në analizën e tij thotë se "vlerësohet që humbjet ekonomike, nga rënia e veprimtarisë ekonomike, të shkojë diku rreth 5 trilionë dollarë (5 mijë miliardë), pak a shumë sa e gjithë ekonomia e Japonisë. Edhe ekonomia e Shqipërisë nuk do të mund t'i shpëtojë kësaj goditje, që për fat të keq nuk do të na presë tangencialisht, por do të na godasë thuajse në çdo sektor të ekonomisë".

Por njohësit e mirë të ekonomisë, analizuesit e situatës së krizës që ka përfshirë vendin tonë, ndalohen tek hapat konkretë që duhet të ndërmerren nga ana e të gjithë aktorëve të vendit. Sipas tyre qeveria duhet të jetë në shërbim të sipërmarrjes për të mundësuar rimëkëmbjen. Sipas Mimës "Ministri i sipërmarrjes, ai i Ekonomisë, ambasadat tona etjj, nuk duhet të flenë, por të lëvizin për të gjetur kontrata të reja në territore të reja, çka do të diversifikojë portofolet kontraktuale dhe do të zgjerojë hartën e shkëmbimeve jashtë zonave tradicionale".

Duke iu referuar sërish raportit të FMN-së mësohet se nga vendet e rajonit, pritet që Shqipëria të ketë rimëkëmbjen më të lartë në Rajon në vitin 2021 dhe, pas saj, renditet Kosova me nga 7.5%. Por për të mundësuar këto pritshmëri është Konfindustria që jep disa këshilla se si qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ndërtojnë dhe zbatojnë programe dhe masa të jashtëzakonshme të përbashkëta. Në fakt deri më sot nuk është folur fare për këtë pikë nga asnjë palë, por Gjergj Buxhuku mendon se duhet shmangur importi si shpenzime buxhetore të emergjencës për mallra. Sipas tij është tërësisht e papranueshme dalja pa arsye e valutës jashtë hapësirave kombëtare në kushtet e shtrëngimeve financiare të sotme. Po ashtu ai kërkon lehtësimin tërësisht të transporti dhe shkëmbimeve, ndërtimin e politikave të përbashkëta mjekësore si dhe sigurimin sa më të shpejtë të pavarësisë ushqimore dhe energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës.

'Shërimi'
Ekspertët janë të matur kur iu këkron një afat kohor të zgjatjes së krizës. Meko është i mendimit se askush nuk mund të japë një parashikim se sa kohë do t'i duhet ekonomisë globale të dalë nga recesioni i thellë ku do të hyjë! Sipas tij kjo kohë do të varet nga masat që do të marrin qeveritë, kryesisht të vendeve të OECD-së, (Organizata për Bashkëpunim e Zhvillim Ekonomik) për të rivendosur në shina të rritjes pozitive ekonomitë e tyre kombëtare. "Fatkeqësisht, dalja nga recesioni do kërkojë kohë, nisur dhe nga fakti që një mbyllje e tillë e ekonomisë globale nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe e ardhmja do na rezervojë qasje aspak pozitive, sa i përket globalizimit dhe ndërthurjes së ekonomisë globale". Ndërsa Mima sërish ndalet tek qeveria dhe masat që ajo duhet të marrë: "Është në dorë të qeverisë; nëse ajo vazhdon të kompleksohet nga sugjerimet e opozitës dhe për sa kohë ajo nuk e ka në fokus ekonominë, gjykoj se është e pamundur të flitet për shërim". Sipas tij, po nuk u shëruan të ardhurat, ato nga pagat fillimisht, është e pamundur të flitet për shërim të konsumit.

Por sipas ekspertëve duket e udhës tashmë se edhe nëqoftëse fillojnë të shërohen të ardhurat, vështirë që sjellja e konsumatorit tani e në vazhdim të jetë më ajo e para krizës pasi psikologjikisht konsumatori i përballur me një krizë të tillë të thellë tenton të ndryshojë sjelljen në të ardhmen e afërt-theksojnë ata.

Kështu 'shërimi', kurdo që do të ndodhë, pritet të ndryshojë njëherë e përgjithmonë rendin global. Ekspertët mendojnë se: "Asgjë nuk do jetë si më parë. Globalizimi që kemi njohur deri më sot nuk do të ekzistojë më, pasi shumë ekonomi do të kërkojnë të kenë një shkallë pavarësie më të madhe nga ekonomia globale dhe ajo kineze"!

Nikoleta Kovaçi dhe Ornela Manjani, prill 2020

 

*Nikoleta Kovaçi punon në media prej 19 vitesh  e orientuar më së shumti në fushën e Drejtësisë, sektori i problemeve që i mbulon Policia, Prokuroria, Gjykatat dhe krejt sistemi i drejtësisë. Ka punuar si gazeater, drejtuese dhe kryeredaktore në media të shtypit dhe online.  

*Ornela Manjani është gazetare ekonomie prej 15 vitesh në tregun mediatik në këtë sektor. Prej më shumë se 5 vitesh është e angazhuar në të njëjtin sektor në Gazetën Shqiptare.

 

 

  Kërko

  Axhenda

17-18 korrik -Takim special i Këshillit Europian, ku udhëheqësit e BE-së do të mblidhen fizikisht në Bruksel për të diskutuar planin e rimëkëmbjes si përgjigje ndaj Covid-19 dhe buxhetin afatgjatë të BE.

17 korrik- Ministrat Europianë të Punësimit dhe Çështjeve Sociale do të diskutojnë mundësinë që ofron tregu i punës dhe politikat sociale për një rikuperim të qëndrueshëm nga pasojat sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1