E Hënë, 16 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

G20 përfundon duke shmangur një luftë tregtare ...

g20 finMbajtja e një sistemi bashkëpunimi shumëpalësh ishte qëllimi i vendosur nga Merkel, e cila priti takimin dy-ditor të G20, në Hamburg. Kancelarja shprehu kënaqësinë e saj për përfshirjen në përfundimet e samitit të një reference për ruajtjen e tregjeve të hapura dhe luftën kundër proteksionizmit. Ajo gjithashtu theksoi se një sistem i bazuar në rregulla luan një rol vendimtar për të siguruar që përfitimet e globalizimit të arrijnë te të gjithë. "Ne do të mbajmë tregje të hapura duke vënë në dukje rëndësinë e kornizave reciproke dhe të dobishme të tregtisë dhe investimeve, parimin e mosdiskriminimit dhe të vazhdojmë të luftojmë kundër proteksionizmit, duke përfshirë të gjitha praktikat e padrejta tregtare dhe të njohim rolin e instrumenteve legjitime të mbrojtjes tregtare në këtë drejtim". 

Por ky premtim nuk ishte i mjaftueshëm për Merkelin që të pengonte një raund të ri tarifash nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Ai po konsideron të kalojë masa të reja ndëshkuese kundër importeve të ndryshme në ditët në vijim, duke përfshirë edhe produktet gjermane, si një përgjigje ndaj hedhjes së çelikut në tregun amerikan. "Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë nesër, ose një ditë më pas", -u shpreh Merkel. Për të shmangur një luftë tregtare, vendet e G20 ranë dakord të japin informacion deri në gusht rreth kapacitetit të tepërt të çelikut, në mënyrë që OECD të mund të përgatitë një raport deri në nëntor me zgjidhjet e mundshme.

"Ne kemi një plan mjaft ambicioz", pohoi Merkel.
Merkel arriti të mbajë formulën e anti-proteksionizmit, që samiti i G7 e miratoi majin e kaluar, por ajo nuk arriti në një qëndrim të përbashkët nga të gjithë udhëheqësit e G20, përfshirë Trump, mbi klimën dhe energjinë. Një qëndrim i përbashkët mbi këtë temë ishte një prioritet për Presidencën Gjermane të G20. Pas vendimit të Trump për t'u tërhequr nga marrëveshja e Parisit, Berlini dëshironte një deklaratë të përbashkët duke iu referuar nevojës për të kufizuar emetimet e CO2 dhe një plan veprimi për ta zbatuar atë. Por pas bisedimeve rraskapitëse, negociatorët më në fund pranuan se SHBA nuk do të mbështesin tekstin e përbashkët.

Si rezultat, në deklaratën e përbashkët të G20 u përfshi një paragraf, i cili shpreh se "kjo deklaratë e përbashkët, pa asnjë dyshim, tregon se çfarë duan SHBA dhe çfarë duan vendet e tjera", siç tha Merkel. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se do të përpiqen të punojnë bashkarisht me vende të tjera për t'i ndihmuar ata të hyjnë dhe të përdorin lëndët djegëse fosile më të pastër dhe efikase dhe të ndihmojnë në vendosjen e burimeve të rinovueshme dhe të tjera të pastra të energjisë, duke pasur parasysh rëndësinë e aksesit dhe sigurinë në energji në kontributet e tyre të përcaktuara në nivel kombëtar". Ndërkohë, vendet e tjera ritheksuan se marrëveshja e Parisit është "e pakthyeshme".

Rezultatet e kufizuara të arritura nga G20 për të larguar rrezikun nga një luftë tregtare ose për t'i kthyer SHBA-ve një konsensus minimal për të luftuar kundër ndryshimit të klimës provuan vështirësitë e tyre për të shërbyer si një forum i qeverisjes globale.

                                                                                                                                     Euractiv, korrik 2017

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

13 shtator–Eurogroup mban një takim joformal në Helsinki për çështjet ekonomike dhe financiare të vendeve anëtare të BE.

12 shtator –Komiteti Ekonomik dhe Social zhvillon një dëgjesë publike për rolin, propozimet dhe kontributin e shoqërisë civile në Semestrin e dytë Europian.

11 shator – Zhvillohet takimi mes Komisionerëve europianë ku do të diskutojnë për rolin e Komisionit Europian në politikat e ndryshimeve klimatike duke i paraprirë Samitit të ardhshëm Kombeve të Bashkuara për Klimën.

10 shtator – Presidenca e Këshillit do të zhvillojë Konferencën për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore

–Delegacioni i Komisionit të Venecias do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të projekt-opinionit për kompetencat e Presidentit në caktimin e datave të zgjedhjeve.

9 shtator – Presidenti momental Juncker takon Presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një darkë pune.

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1