E Hënë, 16 Shtator 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Çfarë përfitimesh do të sjellë CETA për Bashkimin Europian ?

cetaMe 408 vota pro, 254 kundër dhe 33 abstenim Parlamenti Europian ratifikoi CETA-n Marrëveshjen e Tregtisë mes BE-së dhe Kanadasë më datë 15 shkurt 2017. Marrëveshja Gjithpërfshirëse e Tregtisë dhe Ekonomisë (CETA) është negociuar për rreth pesë vite dhe më në fund e mori miratimin që të hyjë në fuqi provizorisht në prill të 2016. Megjithatë, duke qenë që është një marrëveshje mes dy autoritetesh ndërkombëtare, ajo kërkon jo vetëm aprovimin e Parlamentit Europian, por edhe të parlamenteve të shteteve anëtare.


Sipas statistikave, nëse Kanadaja do të ishte në BE atëherë ajo do të radhitej mes Danimarkës dhe Belgjikës nga popullsia dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). Ndikuar nga ky zhvillim ekonomik dhe i shoqërisë së Kanadasë, CETA do të bëjë të mundur heqjen e të gjithë tarifave mes Kanadasë dhe BE-së, përveç atyre ngarkuar shërbimeve publike, disa produkteve bujqësore dhe shërbimeve audiovizive, si dhe të transportit. Gjithashtu do të bëjë të mundur njohjen e certifikimeve për një rrjet të gjerë produktesh duke nisur nga të mirat elektrike e deri tek lodrat.

Bashkimi Europian dhe Kanadaja nisën bisedimet për një marrëveshje të mundshme tregtare në fund të 2008. Më pas në Samitin e Pragës, mbajtur më 6 maj 2009, nisën zyrtarisht negociatat për një pakt formal mbi tregtinë e lirë mes Kanadasë dhe BE-së. Katër vite më vonë, më 18 tetor 2013 u nënshkrua në parim një marrëveshje nga Kryeministri kanadez i atëhershëm Stephen Harper dhe nga Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, ndërkohë që negociatat përfunduan më 1 gusht 2014. U desh një tjetër periudhë e plotë dy-vjeçare para se të dyja palët të mund të nënshkruanin formalisht marrëveshjen në tetor të 2016-ës, pas muajsh polemikash e protestash anti-globalizëm dhe kërcënimeve të vetos lokale. Direkt para nënshkrimit të planifikuar të CETA-s më 27 tetor 2016 shpërtheu “çështja Walloon”, kur Belgjika njoftoi se nuk ishte në gjendje të ecte përpara, se një nga qeveritë e saj rajonale Wallonia, refuzoi nënshkrimin. U deshën ditë për të zgjidhur polemikat e brendshme të Belgjikës, por më pas kjo e fundit shtroi rrugën për CETA-n, që Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian më në fund do të mund të nënshkruanin marrëveshjen.

Cilët do të përfitojnë nga kjo marrëveshje?

Ata që përfitojnë nga CETA janë konsumatorët - për të cilët do të ketë më shumë shumëllojshmëri mallrash e çmime më të ulëta, si dhe punonjësit - të cilëve do tu bëhet e mundur njohja e kualifikimeve në profesionet e tyre. Nga CETA do të përfitojnë edhe kompanitë europiane,të cilat me procedurat e thjeshtëzuara do ta kenë më të lehtë të zgjerohen në tregun kanadez. Gjithashtu do të jetë dhe më e thjeshtë lëvizja e stafit nga njëra anë e Atlantikut në tjetrën.

Kompanitë e vogla në tregjet e huaja, aktualisht vuajnë nga mungesa e aksesit në informacion dhe kjo ndikon në kufizimin e zgjerimit të veprimtarisë së tyre. Prandaj Kanadaja ka pranuar se do ta bëjë procesin e tenderimit më transparent duke publikuar të gjithë tenderat publikë në një faqe unike prokurimi online. Në këtë mënyrë të gjithë kompanitë do të marrin më shumë informacion lidhur me projektet në të cilat duan të investojnë.

Duket që ajo që i ka bërë europianët të tremben nga kjo marrëveshje, është ndikimi që mund të ketë kjo e fundit në tregun europian. Gjithsesi, CETA nuk do të cenojë produktet europiane pasi 92% e eksportit të produkteve bujqësore dhe ushqimore do të jetë pa taksa doganore. Kanadaja ka rënë dakord të mbrojë rreth 143 produkte europiane që janë të shoqëruara me një zonë/qytet të veçantë për shkak të cilësisë dhe reputacionit të shkëlqyer si për shembull, djathi feta nga Greqia apo djathi francez Roquefort.

Tregtia mes dy palëve arrin në më shumë se 60 miliardë €, dhe CETA do të heqë gradualisht 99% të detyrimeve jo-bujqësore mes tregut të 500 milion njerëzve të BE-së dhe tregut kanadez. BE pret që duke hequr 98% të tarifave mbi mallrat që në fillim dhe 99% pas shtatë vitesh, marrëveshja me Ottawa do të rrisë tregtinë dypalëshe me 20%. Mbështetësit thonë se pakti do të nxisë ekonominë e BE-së me 12.7 miliardë $ në vit dhe ekonominë e Kanada-së me 9.18 miliard $ në vit. Gjithashtu pakti do zgjerojë tregtinë e dyanshme me rreth një të katërtën.

Të gjithë importet nga Kanadaja do t’i përshtaten rregullave të Unionit. CETA nuk do të ulë apo të heqë standardet e sigurisë, shëndetit, mjedisit apo të drejtat e konsumatorit. Nuk kanë për të ndryshuar as sesi BE rregullon sigurinë e ushqimeve,si për shembull ndalimin e mishit të trajtuar me hormone ose produktet me OMGJ.

CETA është një bashkëpunim i ndërsjellë që nuk përfshin shërbimet publike, kështu që shtetet europiane do të kenë mundësi të vazhdojnë të vendosin se cilat shërbime (furnizimi me ujë/ shëndeti/ edukimi) duan të mbajnë publike dhe cilat të privatizojnë.

Ajo gjithashtu ka krijuar dhe një mekanizëm për mbrojtjen e investitorëve të rinj si përgjigje e presioneve të Parlamentit Europian. ICS (Sistemi Gjyqësor i Investimeve) do të sigurojë kontrollin e qeverive mbi zgjedhjet arbitrare. Ky sistem do të jetë publik dhe do të jetë i përbërë nga gjyqtarë profesionistë, të pavarur dhe të emëruar nga Kanadaja dhe BE.

Duke qëndruar në efektet pozitive që sjell kjo marrëveshje presim të shohim sesi do të ndikojë zbatimi i saj në vijim në ekonominë euro-kanadeze.

                                                                                                               Komisioni Europian, shkurt 2017

  Kërko

  Axhenda

Shtator 2019

13 shtator–Eurogroup mban një takim joformal në Helsinki për çështjet ekonomike dhe financiare të vendeve anëtare të BE.

12 shtator –Komiteti Ekonomik dhe Social zhvillon një dëgjesë publike për rolin, propozimet dhe kontributin e shoqërisë civile në Semestrin e dytë Europian.

11 shator – Zhvillohet takimi mes Komisionerëve europianë ku do të diskutojnë për rolin e Komisionit Europian në politikat e ndryshimeve klimatike duke i paraprirë Samitit të ardhshëm Kombeve të Bashkuara për Klimën.

10 shtator – Presidenca e Këshillit do të zhvillojë Konferencën për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore

–Delegacioni i Komisionit të Venecias do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri në kuadër të projekt-opinionit për kompetencat e Presidentit në caktimin e datave të zgjedhjeve.

9 shtator – Presidenti momental Juncker takon Presidenten e zgjedhur të Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një darkë pune.

  FJALOR

Komiteti Europian i Sindikatave për Arsimin (ETUCE)

ETUCE përfaqëson 132 Sindikata në 51 vende/shtete europiane, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, dhe ka në total 11 milion persona - staf arsimor në të gjithë Europën. ETUCE është partneri social i mësuesve në nivel Europian dhe mbrojtës i interesave të tyre në Komisionin Europian. E themeluar më 1977, ETUCE është e përbërë nga sindikata kombëtare të mësuesve dhe personel të të gjitha fushave dhe niveleve të arsimit duke filluar nga edukimi i përgjithshëm, arsimi profesional dhe trajnimi, si dhe arsimi i lartë apo kërkimi shkencor.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1