E Enjëte, 27 Shkurt 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Kina-vendi i parë jashtë BE-së kontribues në Planin për Investim

china-euMë 29 shtator 2015, ditën e martë, zv. Presidenti i Komisionit Europian, përgjegjës për Punësimin, Rritjen, Investimet dhe Konkurrencën, z. Jyrki Katainen, i shoqëruar nga Përfaqësues të tjerë të Komisionit, realizoi në Pekin një Takim të Nivelit të Lartë mbi Dialogun Ekonomik dhe Tregtinë, me Kryetarin e Këshillit të Shtetit Kinez, z. Li Keqiang dhe me zëvendësin e tij, Z. Ma Kai. Në fokus të takimit ishin diskutimet për mundësi të reja investimi në kuadër të Planit për Investim, i cili u shoqërua nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mbi “ Platformën e Ndërlidhjes BE- Kinë për forcimin e sinergjisë mes nismës kineze “Një rrip, një rrugë” dhe rrjetit Trans-Europian të Transportit”.

Dialogu i Nivelit të Lartë është një nismë e filluar që në vitin 2007 mes Kinës dhe BE-së, për të analizuar çështjet e tregtisë dhe investimit, teknologjisë dhe pronës intelektuale, si dhe për të thelluar bashkëpunimin ekonomik BE-Kinë. Ky samit ndërlidh tre burime madhore financiare: Fondin Kinez të Rrugës së Mëndafshit, Planin e Komisionit Europian dhe Bankën Europiane të Investimeve, dhe do të krijojë një grup ekspertësh nga këto organizma të cilët do të eksplorojnë fushat dhe mundësitë për bashkëfinancimin dhe pjesëmarrjen e palës kineze, ku prioritet do të ketë transporti për të promovuar ndërlidhjen mes tyre.

Gjithashtu, përfaqësuesit kinezë konfirmuan kontributin e tyre financiar për Planin e Investimit të Europës, ku deri tani vetëm nëntë vende anëtare të BE-së kanë konfirmuar kontributet e tyre, si Britania e Madhe që mban rekordin me 8.5 bilion €, ndjekur nga Gjermania dhe Franca me 8 bilion €. Kina bëhet vendi i parë jo-europian që do të financojë këtë projekt, gjithashtu ka shumë mundësi që Kina të bëhet edhe kontribuuesi më i madh jo-europian i Planit të Junckerit. Edhe pse gjatë takimit nuk u specifikua asnjë shifër konkrete, mendohet se investimi mund të shkojë nga 5 deri në 10 bilion €. Marrëveshje të tjera u arritën gjatë samitit, ku z. Günther Oettinger, Komisioneri Europian përgjegjës për Ekonominë dhe Shoqërinë Dixhitale përmbylli një marrëveshje mbi “5G”, ndërsa znj. Violeta Bulc, përfaqësuese e Komisionit, përgjegjëse për Transportin mbajti takime mbi bashkëpunimin në infrastrukturë dhe transport dhe investimeve në këtë fushë.

Arritjet e samitit nënkuptojnë për Kinën më shumë hapësira për të qenë pjesë e ekonomisë europiane, duke pasur gjithashtu më shumë tregje për investime që forcojnë rolin e saj si “soft power” në Europë. Gjithashtu ajo ka marrë mbështetje nga BE për një anëtarësim të mundshëm në BERZH, por edhe mbi çështje që prekin FMN dhe Bankën Botërore. Ndërkohë që Kina përfiton shumë nga një bashkëpunim i tillë, për BE-në lind pyetja nëse ai do të nënkuptojë më shumë vende të reja pune për europianët, pasi në shumë raste kompanitë kineze kanë sjellë punëtorë nga Kina në projektet e tyre në BE. I pyetur gjatë takimit, z. Katainen u shpreh se ai nuk vë re shumë punëtorë kinezë në Europë dhe se nuk do të ketë një trajtim special për kompanitë kineze, të cilat gjithashtu duhet të respektojnë të drejtat e punëtoreve, si dhe ligjet europiane të punës dhe mjedisit gjatë aktivitetit të tyre në vendet e BE-së.

EuropeanSting, tetor 2015

  Kërko

  Axhenda

Shkurt 2020

27-28 shkurt -  Seminari Ndërkombëtar i Sportit: "Pse Sporti në Europë ka nevojë për trajnerë të aftë?"

–Mblidhet Këshilli i Konkurrueshmërisë, me fokus në tregun e brendshëm të BE, industrinë, Marrëveshjen e Gjelbërt, përmirësimi i rregulloreve

27 shkurt - Mbledhja midis Bashkimit Europian dhe Bashkimit Afrikan
- Takimi i  Komitetit Europian Ekonomik dhe Social mbi të Drejtat e Njeriut dhe Migracionin dhe Rolin e Sindikatave

26 shkurt - Krijimi i axhendës së BE-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për vitet 2020-2030 - propozimi i strategjive të reja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCPRD)

25 shkurt – Dita e Iniciativës Qytetare Europiane (ECI)
 – Mbledhje e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme – Komisioni prezanton Metodologjinë e re të Zgjerimit; Përgatitje e axhendës për takimin e datës 26-27 mars të Këshillit Europian; diskutim për marrëdhënien MB-BE

24 shkurt - 102 vjetori i Pavarësisë së Estonisë

 

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1