E Shtunë, 07 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

A do të ketë një marrëveshje BE-Ukrainë-Rusi për furnizimin me gaz?

gazi ukraine

Në takimin e mbajtur në Vjenë më datë 11 shtator, midis Zv/Presidentit të Komisionit Europian për Bashkimin Energjetik, z. Maros Sefcovic, Ministrit rus të Energjisë, z. Aleksandër Novak dhe CEO-s së Gazprom, z.Aleksej Miller u arrit progres në lidhje me bisedimet trepalëshe BE-Ukrainë-Rusi mbi gazin dhe energjinë. Takimi i realizuar me nismën e Komisionit Europian, u cilësua si ‘konstruktiv’ dhe u fokusua mbi masat që duhen ndërmarrë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me gaz të Ukrainës dhe Europës gjatë dimrit.Gjithashtu në deklaratën e tij, Komisioni e vlerësoi takimin si një mundësi mjaft të mirë për të shkëmbyer pikëpamjet në lidhje më infrastrukturën energjetike BE-Rusi.

Pas takimit, Zv/Presidenti i Komisionit z. Sefcovic u shpreh që ka mundësi që të gjitha problemet mes Ukrainës dhe Rusisë të zgjidhen deri në fund të muajit, duke çuar në realizimin e një marrëveshjeje, po sipas tij, kjo varet nëse do të ketë nga palët vullnet për bashkëpunim. Arritja e një marrëveshjeje të tillë do të thotë shumë edhe për Bashkimin Europian, ku 1/3 e nevojave për gaz plotësohet nga Rusia, dhe 50 % e tij kalon nga Ukraina.

Përveç nevojave të kontinentit të vjetër, Ukraina nga ana tjetër ndodhet në gjendje të vështirë, pasi nuk ka alternativë tjetër të energjisë, përveç se të blejë gaz nga Rusia. Gjithashtu, domosdoshmëria për t’i siguruar furnizim me gaz Ukrainës për këtë dimër, ishte një nga pikat kyçe të nënvizuara nga Presidenti i Komisionit Europian, Junker gjatë fjalimit të tij në ‘State of the EU’. Shteti rus beson se BE është gati të ofrojë 500 milionë $ për t’i siguruar Ukrainës mundësinë për të blerë gazin specifikisht nga Gazprom. Sipas CEO-s të Gazprom marrëveshja i shërben Ukrainës për të përdorur edhe 2 bilion metra kub gaz.

Rusia nga ana tjetër ka llogaritur që Gazprom ka pasur humbje vitin e shkuar dhe Ministri i Energjisë ka deklaruar se një marrëveshje për paketën e dimrit u arrit në takim dhe ata janë gati të përcaktojnë një çmim më të ulët për Ukrainën,siç ndodh me vendet fqinje si p.sh. me Poloninë, duke vlerësuar se fati i marrëveshjes tanimë varet nga vullneti i shtetit të Ukrainës. Lajm pozitiv vjen edhe nga fronti i luftës ku që nga data 1 shtator është vendosur armëpushimi, i cili është mirëpritur edhe nga ana e Presidentit rus Putin.

Situata është përmirësuar mjaft edhe nga takimi i ndodhur të shtunën (12 shtator) midis ministrit të jashtëm gjerman, me atë rus, ukrainas dhe francez në Berlin për arritjen e një rezolute për konfliktin mes Kievit dhe Moskës, dhe sipas Steinmeier një progres i rëndësishëm u arrit në këtë drejtim. Këto zhvillime nënkuptojnë arritje pozitive për raundin e ardhshëm të negociatave midis Komisionit Europian, Federatës Ruse dhe Ukrainës për të finalizuar paketën e dimrit për furnizimin me gaz dhe energji.
                                                                                                                      Europeansting, shtator 2015

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1