E Enjëte, 27 Shkurt 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Marrëveshjet tregtare dhe aleancat ekonomike që mund të sundojnë rendin e ri botëror

be dhe japoniaJean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit të BE- së bashkë me kryeministrin Japonez Shinzo Abe dolën në një konferencë për shtyp pas Samitit të 23-të BE-Japoni i cili u zhvillua në Tokio më 29 maj. Fokusi i këtij takimi supozohej të ishte Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (FTA) mes dy palëve. Megjithatë përfaqësuesi i BE-së foli kryesisht në lidhje me politikat e brendshme të BE-së si: fjalimet e Greqisë apo problemet e zhvillimit të Europës dhe jo për arsyen kryesore të udhëtimit të tij në anën tjetër të globit. A duhet ta marrin autoritetet japoneze këtë si një shenjë që BE-ja nuk po mendon shumë për këtë çështje?


Edhe afati kohor që Juncker propozoi për përfundimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ishte i pakuptueshëm. Përveç kësaj ai e lidhi nënshkrimin e marrëveshjes midis BE- së dhe Japonisë me marrëveshjen TTIP (Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve) midis BE-SHBA duke e bërë kështu marrëveshjen FTA të kushtëzuar nga marrëveshja TTIP. Në një mënyrë shumë të qartë, ai gjithashtu la të kuptohet se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë BE-Japoni duhet të jetë sa më e gjerë dhe gjithëpërfshirës si ajo e TTIP.

Mirupafshim Tokio

Duke ju referuar të dyja marrëveshjeve Juncker tha "Ne duam të jemi ambicioz: duke eliminuar tarifat; duke hapur shërbime, investime dhe duke zbatuar prokurimin publik; për të mbrojtur plotësisht treguesit gjeografik ". E vërteta është se ndërsa TTIP po tregon progres në të gjithë këto fronte edhe pse ngadalë, marrëveshja BE-Japoni është ende larg prej kapitujve të saj të rëndësishëm, të tillë si sektori i automobilave. Përsa i përket deklaratës së përbashkët të dhënë pas përfundimit të konferencës nga Shinzo Abe, Donald Tusk, President i Këshillit Europian dhe Juncker, ajo iu kushtua më së shumti çështjeve të sigurisë, ekskluzivisht atyre në Azisë Lindore. Kjo deklaratë ishte më shumë se e qartë se marrëveshja e tregtisë së lirë BE-Japoni nuk ishte vërtet çështja e kryesore e samitit; të paktën nga ana e BE-së.

Përshëndetje Washington

Një rast tjetër ka të bëjë me tregtinë e jashtme të BE- së, ku Nënkryetari i Komisionit të BE-së në ngarkim të Tregut të vetëm Dixhital Andrus Ansip më 28 maj mbajti një fjalim, në Institutin Brookings në Washington DC me kryefjalën: "Ndërtimi i urave dixhitale : Bashkëpunimi transatlantik në ICT (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit)’’. Ai nisi fjalimin e tij duke theksuar se "të dhënat që rrjedhin mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës janë më të lartat në botë, 50% më shumë se ato midis SHBA-së dhe Azisë dhe pothuajse dyfishi i atyre midis SHBA dhe Amerikës Latine ". Duke krahasuar këto deklarata të Komisionit Europian dallohet qartësisht përqasja pozitive ndaj TTIP dhe favorizimi për finalizimin e shpejtë të kësaj marrëveshjeje.

Jo pa një arsye të mirë 

Sigurisht që ka shenja dhe arsye të tjera të panumërta pse Europa është më e interesuar në përfundimin e marrëveshjes me SHBA. E gjithë kjo na jep një ide se si bota jonë do të funksionojë nën autoritetet dhe superfuqitë botërore në tregtinë ndërkombëtare. Organizata Botërore Tregtare ka ndalur së luajturi rolin e saj duke treguar se të gjitha mosmarrëveshjet tregtare zgjidhen nën të njëjtat parime dhe nuk ka rëndësi se cilat janë palët në konflikt. Fuqitë e mëdha ekonomike dhe politike po përpiqen të zgjidhin çështjet e tyre me marrëveshje dypalëshe.
Gjatë njëzet viteve të fundit parimet e së ligjeve ndërkombëtare po shtypen gradualisht. Ato nuk po zbatohen më në marrëdhëniet ndërkombëtare, të paktën në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe madje edhe në disa pjesë të Europës dhe Azisë si Ukrainë, Krime, Ballkan, dhe Kinën Jugore.. Antagonizmi midis SHBA-së, BE-së, Kinës dhe Rusisë po merr një formë të rrezikshme që bota nuk e kishte pare që prej Luftës së Dytë Botërore.

Rigrupime të reja

Po shfaqen disa grupime gjigande si Atlantic Economic Volume (SHBA, BE dhe Kanada) dhe BRICs. Brenda këtyre grupimeve pjesëmarrësit po mënjanojnë ndryshimet mes tyre për të krijuar një aleancë të madhe dhe të vetëqëndrueshme, në gjendje që të diktojë kushtet e veta, kryesisht në fushën ekonomike për të mbrojtur kështu interesat e tyre. Çështjet e sigurisë vijnë më pas, ku BE-ja dhe SHBA-ja përbëjnë shtyllat e aleancës perëndimore.

TTIP synon të krijojë një hapësirë ekonomike homogjene me një PBB vjetor prej rreth 25 trilion $.Në mënyrë që kjo perspektivë të ketë sukses në arenën botërore, dallimet kryesore mes SHBA-së dhe BE-së duhet të zhduken. Qëllimi është që të krijohet një treg i përbashkët ekonomik për qarkullimin e lirë të kapitalit dhe mallrave. Por që ky homogjenitet të arrihet duhen përjashtuar nga parimet disa veçori europiane që i përkasin legjislacionit të punës dhe mbrojtjes sociale.

Mbrojtja e më të fortëve?

Në këtë konkurrencë të madhe dhe të lirë të universit Atlantik , ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të jenë të disavantazhuara ndërkohë që Europa ka plot të tilla. Modeli i kushtueshëm social europian do të shndërrohet në një disavantazh në rritje për shumë vende të BE-së ( p.sh për Francën). Për shkak të këtij realiteti, strukturat sociale dhe politike në shumë vende do të jenë nën presion. Greqia është ndër vendet e para të prekur nga kjo situatë. Vetëm Britania dhe Gjermania dhe shumë pak vende të tjera të BE-së kanë pranuar ndryshimet e reja në tregun e tyre të punës dhe në strukturat e mbrojtjes sociale, duke i bërë ato gati për të marrë pjesë në këtë hapësirë të re ekonomike Atlantike të krijuar nga TTIP. Për të gjitha këto arsye, fërkime të reja priten në Europë në vitet e ardhshme.

Komsioni Europian Ekonomik dhe Social (EESC), është shprehur se interesat e bizneseve të vogla dhe klasave punëtore, e kanë ndjerë rrezikun. Ja pse EESC, javën e shkuar kundërshtoi përfshirjen e dispozitës së Debatit për Marrëveshjen Investitor- Shtet (ISDS) në Partneritetin e Tregtisë Transatlantike dhe Investimeve (TTIP) apo në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Tregtisë Ekonomike (CETA), negociuar midis SHBA-ve dhe Kanadasë. Duhet theksuar se grupi i Punëdhënësve brenda EESC nuk e kundërshtoi përfshirjen e ISDS në TTIP,përkundrazi ata luftuan për përfshirjen e saj, në mbledhjen e EESC.

Për këto arsye, konfrontime të mëdha priten të ndodhin prandaj nuk ka asnjë dyshim se në vitet e ardhshme në Europë do të shohim ndryshime. Në fushën ekonomike pabarazia e të ardhurave do të vazhdojë të rritet. Në nivelin politik grupimet ndërkombëtare si Aleanca Perëndimore dhe BRICs do të marrin vrull. Shenjat e hershme të gjithë këtyre ndryshimeve janë parë në Afganistan, Irak, Libi, Siri dhe Ukrainë, së bashku me ato që Pekini po bën në detin e Kinës Jugore dhe sesi Krimea u përfshi në Rusi.


                                                                                                            The European Sting , qershor 2015

  Kërko

  Axhenda

Shkurt 2020

27-28 shkurt -  Seminari Ndërkombëtar i Sportit: "Pse Sporti në Europë ka nevojë për trajnerë të aftë?"

–Mblidhet Këshilli i Konkurrueshmërisë, me fokus në tregun e brendshëm të BE, industrinë, Marrëveshjen e Gjelbërt, përmirësimi i rregulloreve

27 shkurt - Mbledhja midis Bashkimit Europian dhe Bashkimit Afrikan
- Takimi i  Komitetit Europian Ekonomik dhe Social mbi të Drejtat e Njeriut dhe Migracionin dhe Rolin e Sindikatave

26 shkurt - Krijimi i axhendës së BE-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar për vitet 2020-2030 - propozimi i strategjive të reja në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (UNCPRD)

25 shkurt – Dita e Iniciativës Qytetare Europiane (ECI)
 – Mbledhje e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme – Komisioni prezanton Metodologjinë e re të Zgjerimit; Përgatitje e axhendës për takimin e datës 26-27 mars të Këshillit Europian; diskutim për marrëdhënien MB-BE

24 shkurt - 102 vjetori i Pavarësisë së Estonisë

 

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1