E Diel, 08 Dhjetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Gjermania në rritje ekonomike, Italia zyrtarisht në recesion

eurostat
Sipas të dhënave statistikore të Eurostat për ecurinë ekonomike gjatë tremujorit të tretë të vitit 2014, publikuar të premten (14 nëntor) evidentohet se ekonomia gjermane ka shënuar rritje, ndërkohë që Italia ka rënë zyrtarisht në recesion. Ne përgjithësi shtetet e eurozonës kishin pësuar rritje me 0.2% ose 0.3% krahasuar me tre muajt e mëparshëm.


Pavarësisht se Gjermania pati vetëm një rritje me 0.1%, ishte një shifër më e mirë se sa pritej. Kjo sepse zvogëlimi i besimit tek biznesi dhe rënia e eksporteve nxiti mendimin se kjo fuqi ekonomike po përballej me vështirësi. Gjermania është gjithashtu një nga vendet e BE-së më të prekura nga bllokimi i transanksioneve tregtare me Rusinë. Ky efekt është parashikuar të rritet me 1.2 % këtë vit dhe pasohet nga 1.3% në vitin 2015.

Ky publikim ka sjellë një lajm shumë të mirë për Francën sepse evidentoi rritje ekonomike me 0.3%, rritja më e madhe për këtë vit. Rumania ka shënuar shifrat më të larta për 3 mujorin korrik – shtator,ku rezultoi me rritje ekonomike me 1.9 %. Ndërkohë, Greqia, Spanja dhe Portugalia, duke përfituar dhe nga finacimet nga buxheti i BE-së, kanë pasqyruar rritje ekonomike. 

Ekonomia italiane është tkurrur në një rritje vetëm me 0.1%, dhe krahasuar me tremujorin e dytë prodhimi ka rënë. Italia nuk po arrin ta sfidojë rënien ekonomike që nga 2011. Qiproja është i vetmi vend tjetër i BE-së që rezulton të jetë në recesion.

Shifrat janë pak më mirë se sa priteshin nga analistët e tregut, por vazhdon të pasqyrohet një ecuri e ngadaltë ekonomike në të gjithë bllokun. Qeveritë janë nën presion për të rritur dhe nxitur investimet në mënyrë që të zhvillojnë jetën e tyre ekonomike ndërsa shefi i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker pritet të vërë në zbatim programin për investime në shifrën 300 Bilion € në dhjetor. Bankës Qëndrore Europiane i është bërë gjithashtu thirrje për të forcuar programet e saj për blerjen e bonove dhe letrave me vlerë, stimulimin e huadhënies bankare dhe nxitjen e biznesit.

                                                                                                                      Euobserver, Nëntor 2014

  Kërko

  Axhenda

Nëntor 2019

4 nëntor - Juncker takohet me Visentini, Sekretarin e Përgjithshëm të Konfederatës së Bashkimit Tregtar Europian (ETUC).
4-7 nëntor -
Konferenca ndërkombëtare e sistemit rregullator të rrezatimit dhe energjisë nukleare ku marrin pjesë dhe përfaqesuesit e lartë të Komisionit Europian.
5 nëntor -
European Movement International dhe Raiffeisen Bank International do të mbajnë një panel të përbashkët diskutimi të titulluar "Suksesi i Europës: Pritshmëritë dhe mundësitë për Europën Qendrore dhe Ballkanin".
- Juncker do të mbajë një darkë pune me drejtorët e përgjithshëm të Komisionit Europian.
6 nëntor -
Takim kolegjial mes Timmermans dhe Tony Blair në Bruksel dhe Vestager me delegacionin amerikan të Kongresit
6-8 nëntor -
Forumi Global i Demokracisë, do të jetë këtë vit një platformë diskutimi për politik-bërësit, specifikisht në fushën e informimit dhe demokracisë.
7-8 nëntor -
EuroPCom 2019- Konferenca e Komunikimit Publik Europian- do të mbledhë së bashku ekspertë të fushës së komunikimit, por dhe çdo strukturë organizative lokale ose ndërkombëtare që promovon vlerat e BE.
10 nëntor -
Zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë, ku qytetarët spanjollë do të zgjedhin Parlamentin e 14t ë të Mbretërisë.
-
Zgjedhjet në Rumani do të përcaktojnë Presidentin e ri për 5 vitet e ardhshme.

  FJALOR

Rrjeti i Studentëve Erasmus (ESN)

ESN është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse për studentët. Misioni i saj është të përfaqësojë studentët ndërkombëtarë, duke u siguruar këtyre të fundit mundësi për të zhvilluar veten e tyre profesionalisht dhe për të patur një botëkuptim sa më të gjerë kulturor, nën parimin “Studentët ndihmojnë Studentët”. Momentalisht ekzistojnë 530 shoqata lokale që mbështesin studentët ndërkombëtarë në shkëmbimin mes 41 vendeve në Europë së bashku me Shqipërinë. ESN mbulon mbi 1 000 Institucione të Arsimit të Lartë, shumica e të cilave janë të lidhura ngushtësisht me Zyrat e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në total, pothuajse 15 000 vullnetarë ofrojnë shërbime për rreth 350 000 studentë ndërkombëtarë, duke organizuar një sërë aktivitetesh për integrimin e atyre të rinjve në vendet e tyre pritëse dhe përmirësimin e cilësisë së lëvizshmërisë së studentëve.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1