E Diel, 12 Korrik 2020
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ekonomia e Bashkimit Europian përballë krizës së COVID-19

foto ekonomia dhurataCovid-19 përtej tragjedisë njerëzore, pasigurisë për shkak të natyrës së paqartë, ka dhe një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik. Artikulli synon të analizojë pasojat ekonomike dhe divergjencat si pasojë e qëndrimeve të ndryshme të vendeve të Bashkimit Europian për përballimin e krizës. Në artikull krahasohen mënyrat të cilat shërbejnë për një rimëkëmbje të ekonomisë nga pasojat e COVID-19. 

Vazhdo leximin...

A do t`i mbijetojë koronavirusit ekonomia e `sëmurë` shqiptare?!

eco covid 5Ekonomia shqiptare në dekadën e fundit është e bazuar tek shërbimet. Pas goditjes që i dha tërmeti, kryesisht sektorit të turizmit, i gjithë sektori i shërbimeve mori goditje. Duke filluar nga 13 marsi të gjitha shërbimet janë mbyllur duke shkaktuar një krizë për bizneset, të punësuarit, arkën e shtetit, që janë zinxhiri i mbyllur i shërbimeve. Për të shpëtuar nga kolapsi ekonominë, qeveria ka miratuar një paketë afatshkurtër e cila bazohet në dy shtylla kryesor: mbështetjen e shtresës në nevojë dhe ndihmën biznesit të vogël. 

Vazhdo leximin...

BREXIT- Një goditje për ekonominë britanike apo atë europiane?

brexitMbretëria e Bashkuar pritet të dalë nga Bashkimi Europian më 31 tetor 2019. Bisedimet në samitin e Këshillit Europian në datat 17-18 tetor, përfunduan me një marrëveshje e cila pritet të votohet nga Parlamenti Europian më datën 19 tetor. Në bazë të vendimit të parlamentit, nëse do të pranohet ose jo, MB ndodhet mes dy skenarëve të mundshëm:

Vazhdo leximin...

Mesazhet nga Forumi Ekonomik në Davos

davos forumiKëtë vit Forumi Ekonomik Botëror u mbajt nga 22-25 janar në Davos-Klosters të Zvicrës. Ky takim vjetor mbetet mbledhja më e madhe e udhëheqësve të lartë të politikës, biznesit, shoqërisë civile dhe asaj akademike. Pjesë e këtij forumi ishin më shumë se 250 lider politikë nga G20 dhe vendet e tjera si dhe kryetarët e organizatave ndërkombëtare të angazhuar në dialog (ose dialogje) të nivelit të lartë, rrjeti i ekspertëve për fusha të ndryshme, udhëheqësit e universiteteve nga e gjithë bota si dhe pionierët e teknologjisë, forumi i liderëve të rinj globalë etj.

Vazhdo leximin...

Euro si një mjet strategjik për Bashkimin Europian

EuroKomisioni Europian paraqiti një strategji për të forcuar rolin ndërkombëtar të Euros gjatë muajit dhjetor 2018, pasi shtetet kanë pasur skepticizëm dhe pakënaqësi sërish për bashkimin e tyre ekonomik dhe monetar. Eurozona përfaqëson 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) botërore, pak më pak se ekonomia amerikane (që zë rreth 15%), ndërkohë që Euro zotëron vetëm 20% të rezervave ndërkombëtare të bankave qendrore të huaja, krahasuar me Dollarin që zotëron 60%.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

11 korrik – Dita Ndërkombëtare e Popullsisë

8 - 10 korrik - Sesioni Plenar i Parlamentit Europian: Parlamenti Europian do të diskutojë dhe votojë mbi disa çështje me rëndësi. Fokus do të jetë prezantimi i Programit të Punës së Presidencës Gjermane të Këshillit, me pjesëmarrëse kancelaren gjermane Merkel dhe presidenten e Komisionit, von der Leyen.

9 korrik – Mblidhen ministrat europianë të financave për të zgjedhur Presidentin e Eurogrupit.

8 korrik - Takimi i Kolegjit të Komisionit: Komisioneri Timmermans prezanton Strategjinë e Hidrogjenit.

7 korrik - Këshilli i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme do të diskutojë mbi temat e "Partneritetit Policor (euPP)" dhe "Kërkimin dhe shpëtimin në det".

- Takimi i radhës i EMI në serinë e "Talking Europe" do të ketë të Dubravka Šuica, Komisionere për Demokracinë dhe Demografinë për të diskutuar mbi Konferencën për të Ardhmen e Europës.

- Komiteti Parlamentar i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (AGRI) voton Planin e Investimeve për një Europë të Qëndrueshme – Si të financohet Marrëveshja e Gjelbër?

6 korrik - Komiteti Parlamentar për Lirinë, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme (LIBE) debaton mbi kontrollin kufitar brenda zonës Shengen; veprimtaritë e Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Bregdetit; situatën në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë dhe respektimin e të drejtave themelore.

  FJALOR

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së. 

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1