E Diel, 24 Janar 2021
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Përdorimi i inteligjencës artificiale në sistemet gjyqësore

2Komisioni Europian për Eficiencën e Drejtësisë (CEPEJ) të Këshillit të Europës ka miratuar në dhjetor 2018 dokumentin e parë europian që përcakton parimet etike në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në sistemet gjyqësore. Dokumenti i CEPEJ shoqërohet nga një studim i thelluar mbi përdorimin e AI në sistemet gjyqësore, veçanërisht aplikacionet që përpunojnë vendimet dhe të dhënat gjyqësore. Prezantimi i dokumentit pranë Këshillit të Europës u zhvillua më 23 janar 2019. 

Vazhdo leximin...

Një risi legjislative – E drejta e riparimit

right to repairËshtë me të vërtetë frustrues fakti që kur blen një pajisje të re dhe të mbaron garancia, pajisja prishet dhe detyrohesh të blesh një tjetër zëvendësuese pasi nuk mund ta riparosh atë të fundit . Detyrimisht procesi i krijimit të pajisjes tjetër do të çlirojë në ajer kimikate të cilat do të ndikojnë në ndryshimet klimaterike duke rritur efektin e gazrave serë. Për të shmangur këto pasoja Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti do të krijojnë “Të drejtën për Riparim”.

Vazhdo leximin...

BE mbështet nismën për reduktimin e CO2 të lëshuar nga kamionët në masën 35% deri në vitin 2030

foto artikull es co2 ulje 35Të enjten më 18 tetor 2018, në Bruksel, ligjvënësit europianë kanë mbështetur një objektiv për një ulje prej 35% të emetimeve të dioksidit të karbonit (CO2) nga kamionët e rinj deri në vitin 2030. Kjo nismë është cilësuar si një veprim "shumë shqetësues" nga prodhuesit e automjeteve të rajonit europian. Ky vendim i komitetit mjedisor të Parlamentit Europian është pjesë e objektivave të BE-së që synojnë nxitjen e përdorimit të energjive alternative për mjetet e transportit dhe uljen e çlirimeve të karbonit në atmosferë, siç raporton Euroactiv.

Vazhdo leximin...

Thatësirat në Europë-Si po përballet Bashkimi Europian në sektorin e bujqësisë?

thatesira BEThatësirë, valë të nxehti, temperatura që arrijnë rekordin e të nxehtit si dhe përmbytje.Këto ndryshimet klimatike shtojnë gjithnjë e më shumë fenomenet ekstreme të motit dhe kësaj here janë përqendruar intensivisht në territorin e Bashkimit Europian. Të gjithë ekspertët janë dakord se kjo nuk është një verë si gjithë të tjerat,sidomos në Europën Veriore, vala e të nxehtit ka përmasa të jashtëzakonshme. Zjarret shkatërruese dhe thatësira e këtyre ditëve janë dëshmi të këtij fenomeni.

Vazhdo leximin...

Çështja Uber në Francë

uberGjykata Europiane e Drejtësisë të martën më datë 10.04.2018 deklaroi se Franca ka të drejtë që të nisë procedura penale kundër menaxherëve lokalë të aplikacionit për udhëtim UBER, për drejtimin e shërbimit taksi të paligjshëm. 
Rasti kishte të bënte me përdorimin e shoferëve të paliçensuar si pjesë e shërbimit të UberPop në Francë, i cili ishte pezulluar atje dhe në disa qytete të tjera. Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian në një deklaratë të mëparshme kishte thënë se shtetet anëtare mund të ndalojnë dhe të dënojnë, si çështje të së drejtës penale, ushtrimin e paligjshëm të aktiviteteve të transportit në kontekstin e shërbimit UberPop, pa njoftuar paraprakisht Komisionin.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Janar 2021

18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.

********************

19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.

-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.

********************

21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.

- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1