Sipas analizës, e realizuar bashkërisht nga Zyra e Europiane e Patentave në Mynih dhe Zyra për Harmonizimin e Tregut të Brendshëm e vendosur në Alicante, Spanjë, 39% e të gjithë aktivitetit ekonomik europian, me vlerë 47 trilion €, gjeneron çdo vit nga të drejtat e pronësisë intelektuale.
Studimi, i quajtur "Industritë intensive të të drejtave të pronësisë intelektuale: kontributi për ecurinë ekonomike dhe punësimin në Europë" , përfshiu patentat, markat tregtare, konstruksionet, të drejtat e autorit dhe treguesit gjeografikë. Industritë kryesore përfshinë inxhinierinë, pasuritë e patundshme, aktivitetet financiare dhe të sigurimit, përpunimin e automjeteve, kompjuterëve dhe produkteve farmaceutike.
Raporti, i krahasueshëm me studimin e SHBA
Edhe pse të dy blloqet kanë tradita të forta të të drejtave të pronësisë intelektuale, ata ndryshojnë në zbatim. Për shembull , patentat e SHBA janë subjekt i shumë sfidave më kontestuese sesa janë homologët e tyre europianë .
“Unë besoj se SHBA dhe BE kanë mbrojtje shumë të fortë të pronësisë intelektuale dhe Partneriteti Transatlantik Tregtar dhe i Investimeve ka krijuar një mundësi për ne që të bashkëpunojmë që të sigurojmë respektimin e standardeve në të gjithë botën,”- tha përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA Michael Fromann.
Ka shumë gjasa që studimi të përdoret si një mjet që t’i sigurojë Zyrës së Patentave Europiane - e cila do të fillojë të emetojë patenta të unifikuara vitin e ardhshëm - një mundësi monitorimi të konkurrencës së patentës së re në tregjet botërore .
Në shkurt të këtij viti ,BE-ja zyrtarisht nënshkroi për një patentë të re të unifikuar për 24 shtete anëtare pjesëmarrëse.
Sistemi ekzistues ka kryer regjistrime të patentave 60 herë më shtrenjtë në Europë sesa në Kinë – meqenëse patentat duhej të regjistroheshin veçmas në shtetet individuale të BE-së – tashmë do ruhen në një sistem të unifikuar që i përkon të gjithë procesit pan-europian.
Euractiv, 1 tetor 2013
Janar 2021
18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.
********************
19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.
-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.
********************
21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.
- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.
********************
Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.