E Diel, 24 Janar 2021
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Mirësevini në “shtetet” më të reja në Europë

enklavaEnklava dhe Liberland

Mikro-shteti më i ri në botë, vetë-shpallur si Mbretëria e Enklavës me një sipërfaqe prej 93 metra katror, përmasat e një kopshti shtëpie, nuk ka gjasa që ti jepet njohja ndërkombëtare. I pozicionuar fillimisht në kufij mes Sllovenisë dhe Kroacisë, Mbretëria e Enklavës, ka njoftuar se do të vendoset në një vend të ri përgjatë kufirit serbo-kroat, pasi Ministria e Jashtme sllovene deklaroi se kjo tokë ishte pjesë e territorit slloven dhe se dhe i ashtuquajturi “mikro – shtet”, ishte vetëm një ide virtuale që krijoi zhurmë mediatike dhe asgjë tjetër.

Vazhdo leximin...

16 vendet më të zhvilluara nga pikëpamja sociale në botë

social progress indexIndeksi i progresit social (SPI) është një formë e matjes së progresit social, nëpërmjet përmbushjes së nevojave themelore të njerëzve, përtej treguesve tradicional të rritjes ekonomike.

I lançuar fillimisht në 2013, Indeksi i Progresit Social mat një grup gjithpërfshirës të komponentëve social dhe performancave mjedisore. Ky indeks, i cili mbulon 99 % të popullsisë së botës, i hartuar nga Michael Green, një profesor i Shkollës së Biznesit në Harvard, tregon që vendet me të njëjtën vlerë GDP mund të kenë nivele të ndryshme të progresit.

Vazhdo leximin...

Rolet e ndryshme të eurodeputetëve

Foto 1Të jesh një eurodeputet do të thotë më shumë se thjesht të debatosh dhe të votosh propozimet legjislative. Ata gjithashtu ngarkohen me hartimin e një raporti për të përfaqësuar qëndrimin e Parlamentit ndaj një propozimi legjislativ apo ndonjë çështjeje tjetër. Atyre gjithashtu mund t’u kërkohet që të veprojnë si koordinatorë grupi, të ndjekin përparimin e një raporti legjislativ apo të jenë përgjegjës për përgatitjen e një opinioni mbi një propozim. 

Vazhdo leximin...

Google do të përballet me gjobë

 72769549 123462272BE-ja ka paralajmëruar se Google do të përballet me akuza formale nëse nuk arrin të nxjerrë një plan të përshtatshëm për t’i dhënë rëndësi të barabartë motorëve rivalë të kërkimit. Deri më tani ka patur tre përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tejzgjatur. Komisioneri për Konkurrencën, Joaquin Almunia i tha një komiteti parlamentar europian se hapi tjetër logjik do të ishte nxjerrja e një deklarate kundërshtimi, duke përfshirë akuzat formale. Google u shpreh se vazhdonte të punonte me BE-në. Kompania është akuzuar se po keqpërdor pozitën e saj dominuese në Europë, ku është përgjegjëse për 90% të trafikut kërkimit.

Vazhdo leximin...

Fakte interesante nga BE

1. Para anëtarësimit të Kroacisë, 27 shtetet anëtare të BE-së përbënin 7.3 %të popullsisë së botës

2. Lista e kritereve ekologjike të BE-së për materialet e lejuara në letrat higjienike është 56 % më e gjatë se Deklarata e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut

3. BE ka 23 gjuhë zyrtare. Debatet e Parlamentit Europian përkthehen në të gjitha gjuhët

4. Në vitin 2009, Madrid dërgoi një peticion në BE për lehtësimin e ligjeve për asgjësimin e bagëtive të ngordhura sepse shqiponjat spanjolle po vdisnin urie

5. Kur monedha euro u prezantua në vitin 2002 , shkronjat e para të vendeve që e miratuan krijonin“baffling pigs” (përkthyer-derra çoroditës) . Pasi u bashkuan dhe 5 vende më shumë fjala e krijuar ishte“begs piffling scams" (përkthyer-mashtrues të padobishëm )

6. Komiteti Norvegjez i Nobel unanimisht i dha Çmimin Nobel për Paqe BE-së në 2012. Norvegjia nuk është anëtare e BE .

7. Në vitin 2009 ,Traktati i Lisbonës bëri të mundur për herë të parë që një vend të lërë Unionin.

8. Wales ka 8% të deleve të BE-së.

9. BE-ja importon çdo vit më shumë se 6.000 ton këmbë  bretkosash nga Azia.

  Kërko

  Axhenda

Janar 2021

18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.

********************

19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.

-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.

********************

21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.

- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1