E Diel, 24 Janar 2021
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (ISSN 2708 - 1656)
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Ndryshimet klimaterike: çfarë po ndodh me vendet europiane

eu climate changePër pjesën më të madhe të europianëve, kërcënimi i ndryshimit të klimës duket të jetë i largët: në Azi ku niveli i deteve po pëson një rritje të pakontrolluar; në dështimet e të mbjellave dhe thatësira në Afrikë apo në stuhitë e fuqishme në tropik. Por Europa ka nevojë të zgjohet dhe të rrisë përpjekjet e saj për të luftuar ndryshimet e klimës.

Ndërsa Presidenti i Francës Hollande po përgatitet për Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimaterike, që do të mbahet në fund të nëntorit – rreziqet brenda vetë Europës janë të shumta, të ndryshme dhe po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u menaxhuar. Detet, malet, pyjet, fushat madje dhe vetë qytetet po përballen me shenjat paralajmëruese të efekteve të ngrohjes globale.

Vazhdo leximin...

Trendi në rritje i partive radikale që marrin pushtetin

eurobarometer-graph1eu scepticismZgjedhjet parlamentare në Poloni që sollën fitoren e partisë së djathtë konservatore, Ligj dhe Drejtësi, si dhe fitorja e bllokut të partive radikale të majta në Portugali me më shumë se 50% të votave, tregojnë që rënia e besimit te Bashkimi Europian por edhe të qeveritë kombëtare po përhapet në të gjithë Europën, dhe lista e vendeve ku partitë radikale marrin pushtetin po rritet. Që nga kriza ekonomike e 2008, sipas Eurobarometrit besimi të qeveritë kombëtare nuk është më shumë se 30%, dhe për BE-në mbështetja e qytetarëve shkon deri në 40%.

Vazhdo leximin...

Mungesë fondesh e ekspertize për sfidat teknologjike


theinternetofthingsMe zhvillimin e Internet of Things (IoT) si një nga prioritetet e Komisionit Europian dhe strategjisë për një treg të vetëm digjital, priten të ndërlidhen deri në vitin 2020 mbi 20 bln mjete dhe aparate ‘smart’ të cilat do të përcjellin dhe shpërndajnë të dhëna mes tyre. IoT vlerësohet se do të sjellë ndryshim në mënyrën e jetesës së njerëzve si në shtëpitë e tyre, në zyra apo kudo.

Vazhdo leximin...

BE pranon që sistemi i klasifikimit me A+ për efiçencën energjitike ishte i gabuar

nrg a

 

Komisioni Europian do të ndryshojë sistemin e etiketimit A+ për efiçencën në energji, pasi është vlerësuar që ky sistem nuk është i qartë dhe i ngatërron konsumatorët. Produktet vlerësohen nga shkalla A te G, shoqëruar me ngjyrat nga jeshile te e kuqja, sipas kahut sa më pak efiçent aq më larg A-së dhe jeshiles do të jetë produkti.

Vazhdo leximin...

Sistemi i integruar i biletave në BE

Integrated ticketingShumë prej nesh që planifikojnë të udhëtojnë në Europë, përballen me vështirësitë së marrjes së informacionit të plotë dhe të besueshëm mbi mënyrat e udhëtimit, veçanërisht nëse përfshihen shumë mjete transporti. Procesi i rezervimit të biletave është shpesh jo i volitshëm e madje ndonjëherë edhe i pamundur, për shkak të procedurave të rezervimit me të cilët operojnë operatorët kombëtarë.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Janar 2021

18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.

********************

19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.

-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.

********************

21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.

- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.

********************

  FJALOR

wordoftheday

Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1