Komisioni Europian ka dërguar letër ankesë ndaj Google se kompania ka abuzuar me pozitën e saj dominuese dhe ka shkelur rregullat e besimit të Bashkimit Europian duke vendosur kufizime tek përdoruesit dhe operatorët e rrjetit të celularëve Android. Komisioni Europian ka konstatuar se Google ka implementuar një strategji për pajisjet e lëvizshme për të forcuar dhe ruajtur dominimin e saj në kërkim të internetit. Google ka aksione më shumë se 90% në secilin treg në Zonën Ekonomike Europiane (EEA).
Në vitin 2015 Bashkimi Europian dhe vendet anëtare morën si nismë për të rritur Ndihmën Zyrtare për Zhvillimi (ODA) me 0.7 % deri në 2015. BE nuk e ka përmbushur këtë mision si shkak i presioneve të borxheve dhe krizës që shumë prej vendeve anëtare kanë pasur. Pavarësisht kësaj, Këshilli Europian afirmoi në maj 2015, para Konferencës së Tretë të OKB-së financimin për Zhvillim në Adis Abeba para vitit 2030. ODA është e bazuar në objektiva të veçanta e shumë prej këtyre vendeve që u anëtarësuan para 2002 e riafirmuan ndihmesën e tyre.
Edhe pse është hera e parë që një shtet kaq i madh dhe fuqi ekonomike në BE kërkon “divorcin”, me shumë mundësi do jetë më domethënësja nga të gjitha. Disa prej shteteve kanë qenë shumë afër një kërkese të tillë, por ndoshta situatat nuk kanë qenë kaq tensionuese sa kjo aktuale. Duke bërë një panoramë të “humbjeve” dhe “fitoreve” të Bashkimit Europian me referendumet në shtetet anëtare shohim se rezultati qëndron në 18 fitore dhe 11 humbje.
Hidhini një sy renditjes të shkurtër kronologjike të referendumeve në BE :
Më datë 11 shkurt festohet për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, miratuar në shtator 2015 në përputhje të plotë më Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm si përparimi i shkencës dhe teknologjisë dhe barazisë gjinore. Kjo ditë shërben për të ndërgjegjësuar komunitetin, por edhe vetë femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM). Më poshtë kemi nxjerrë disa fakte interesante nga studime të ndryshme të bëra nga organizata si OECD, WISE etj. Në lidhje me përfaqësimin e femrave në shkencë dhe teknologji:
Në 2016 pritet të zbatohet për herë të parë projekti “Pastrimi i Oqeanit (Ocean Cleanup)” nismë e ndërmarrë nga një i ri holandez, Boyan Slat, i cili pesë vite më parë kur ishte vetëm 16 vjeç, mendoi një zgjidhje për një nga problemet më të mëdha që ka planeti sot: ndotja e oqeaneve nga 10 mijë tonë mbeturina plastike. Për këtë projekt mendohet të ndërtohet një platformë pluskuese dhe ishulli japonez Tsushima do të jetë vendi i parë që do ta implementojë atë, pasi vetëm ky plazh ka mbi 12 mijë metra kub mbeturina çdo vit. Për realizimin e projektit është nënshkruar dhe një marrëveshje mes Boyan Slat, që tani është dhe Drejtori Ekzekutiv i Ocean Cleanup dhe Kryetarit të Bashkisë të ishullit në fjalë.
Janar 2021
18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.
********************
19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.
-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.
********************
21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.
- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.
********************
Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.