Parlamenti Europian më 19 mars deklaroi se do të hetojë Facebook, për çështjen e keqpërdorimit të dhënave të përdoruesve të saj pa dijeninë e tyre. Nga ana tjetër, Komisioni Europian gjithashtu bëri thirrje për një mbikqyrje të shteteve anëtare të këtij problemi të evidentuar.
Që kur Mbretëria e Bashkuar votoi për t'u larguar nga Bashkimi Europian më shumë se një vit më parë, europianët janë shprehur në kuadrin e shakasë se ky vendim do ta kthente atë në një vend të izoluar. Por, përtej shakasë ishulli britanik, ka realisht një problem serioz me vetminë. Më shumë se 9 milion njerëz në vend shpesh ose gjithmonë ndihen të vetmuar, sipas një raporti të vitit 2017 të botuar nga Komisioni Jo Cox për Vetminë duke e konsideruar këtë çështje një problem serioz kombëtar në lidhje me shëndetin e njerëzve.
Artikujt e rremë ose mitet për Bashkimin Europian nuk janë një gjë e re. Shpesh herë kemi dëgjuar tregime të ekzagjeruara ose tërësisht imagjinare rreth ligjeve të BE-së. Këto mite nuk kanë ndalur edhe për vitin 2017. Ju paraqesim pesë lajmet jo të vërteta që patën më shumë popullaritet gjatë këtij viti mbi ligjet e Unionit:
Një studim në Mbretërinë e Bashkuar ka sugjeruar se ekspozimi ndaj dioksidit të azotit (NO2), një gaz i prodhuar kryesisht nga nafta ndikon tek mirëqenia e një personi, dhe efekti i tij është i krahasueshëm me humbjen e një pune, përfundimin e një marrëdhënieje martesore apo vdekjen e partnerit. Studimi gjeti një "lidhje të rëndësishme dhe negative" midis kënaqësisë së jetës dhe niveleve të ndotësve, gjë që shkakton probleme të mushkërive. Këto efekte sipas studimit janë "thelbësore dhe madje të krahasueshme me atë të goditjes që njerëzit pësojnë nga ngjarje të mëdha në jetën e tyre”.
Statistikat e fundit në Kroaci tregojnë një ulje të papunësisë në nivel shumë më të lartë se vendet e tjera të Unionit. Por, nga ana tjetër ajo që vihet re me shqetësim është edhe ulja e fuqisë punëtore. Në pamje të parë duket paradoksale, por nga studimet e fundit kanë arritur të nxirren dhe faktorët kryesorë që kanë ndikuar në krijimin e kësaj situate.
Janar 2021
18-21 Janar - Eurodeputetët do të debatojnë dhe votojnë për disa çështje gjatë këtyre seancave të para plenare të vitit. Do të votohet ndër të tjera për Instrumentet e Mbështetjes Teknike, forcimin e tregut të vetëm, lëvizja e lirë e shërbimeve, Zbatimi i Politikës së Përbashkët të Sigurisë së Jashtme dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, etj.
********************
19 Janar - Takim i Ministrave të Ekonomisë dhe Financës ku Presidenca portugeze do të paraqesë në seancën publike programin e saj të punës për çështjet ekonomike dhe financiare.
-Komisioni pritet të miratojë Strategjinë për Forcimin e Sovranitetit Ekonomik dhe Financiar të Europës.
********************
21 Janar - Lëvizja Europiane Ndërkombëtare do të mbajë edicionin e pestë të EuropeanChats, ku do të mbledhë aktivistë dhe palë të interesuara për të diskutuar me qytetarë europianë çështje të ndryshme që lidhen me krizën e Covid-19.
- Samiti i Këshillit Europian ku udhëheqësit e BE do të diskutojnë për koordinimin dhe përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19 duke përfshirë shpërndarjen në shkallë të gjerë të vaksinave dhe vendosjen e të gjithë instrumenteve për kufizimin e përhapjes së tij.
********************
Seksion dedikuar shpjegimit të termave të BE-së.