E Enjëte, 17 Tetor 2019
Blue Red Green
  • Buletin Informativ i Lëvizjes Europiane në Shqipëri
Joomla!: Position Home - E Hënë, 09 Prill 2012 07:19
Joomla!: Using Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Upgraders - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Project - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: The Joomla! Community - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Sample Sites - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Professionals - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Parameters - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Joomla! - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Started - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Getting Help - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00
Joomla!: Beginners - E Shtunë, 01 Janar 2011 00:00

Larmishmëria e gjuhëve europiane dhe karakteristikat e veçanta të tyre

languagesMë 26 shtator Europa festoi ditën europiane të gjuhëve. Shtëpia e 47 shteteve dhe e rreth 800 milion njerëzve inkurajon qytetarët e saj të mësojnë sa më shumë gjuhët europiane në çdo moshë dhe fazë të jetës. Në Komisionin e BE-së Departamenti i Përkthimit është një strehë e madhe gjuhësore e 24 gjuhëve zyrtare të BE-së me misionin e vetëm për të siguruar që çdo qytetar i Bashkimit Europian të jetë i informuar në gjuhën e tyre për çdo njoftim të rëndësishëm. Duke qenë dashamirës të gjuhëve dhe profesionistë në të njëjtën kohë ata kanë ndarë disa "sekrete" për disa nga këto gjuhë zyrtare dhe ne nuk hezituam për t'jua përcjellë.

Vazhdo leximin...

Erasmus 32 vjeç ! A i dini këto fakte interesante?

artikull erasmusKëtë vit Erasmus mbushi plot 32 vite. I konsideruar si një nga nismat më të suksesshme të BE dhe më popullori ditët e sotme, po ju sjellim disa fakte interesante që ju duhet me PATJETËR ti dini:

Vazhdo leximin...

Përdorimi i inteligjencës artificiale në sistemet gjyqësore

2Komisioni Europian për Eficiencën e Drejtësisë (CEPEJ) të Këshillit të Europës ka miratuar në dhjetor 2018 dokumentin e parë europian që përcakton parimet etike në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në sistemet gjyqësore. Dokumenti i CEPEJ shoqërohet nga një studim i thelluar mbi përdorimin e AI në sistemet gjyqësore, veçanërisht aplikacionet që përpunojnë vendimet dhe të dhënat gjyqësore. Prezantimi i dokumentit pranë Këshillit të Europës u zhvillua më 23 janar 2019. Ky dokument siguron një kuadër parimesh të cilat do të udhëzojnë politikanët, ligjvënësit dhe profesionistët e drejtësisë.

Vazhdo leximin...

Një risi legjislative – E drejta e riparimit

right to repairËshtë me të vërtetë frustrues fakti që kur blen një pajisje të re dhe të mbaron garancia, pajisja prishet dhe detyrohesh të blesh një tjetër zëvendësuese pasi nuk mund ta riparosh atë të fundit . Detyrimisht procesi i krijimit të pajisjes tjetër do të çlirojë në ajer kimikate të cilat do të ndikojnë në ndryshimet klimaterike duke rritur efektin e gazrave serë. Për të shmangur këto pasoja Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti do të krijojnë “Të drejtën për Riparim”, që nënkupton propozimin europian referuar kompanive prodhuese për të krijuar pajisje me një funksion më afatgjatë dhe lehtësisht të riparueshëm.

Vazhdo leximin...

BE mbështet nismën për reduktimin e CO2 të lëshuar nga kamionët në masën 35% deri në vitin 2030

foto artikull es co2 ulje 35Të enjten më 18 tetor 2018, në Bruksel, ligjvënësit europianë kanë mbështetur një objektiv për një ulje prej 35% të emetimeve të dioksidit të karbonit (CO2) nga kamionët e rinj deri në vitin 2030. Kjo nismë është cilësuar si një veprim "shumë shqetësues" nga prodhuesit e automjeteve të rajonit europian. Ky vendim i komitetit mjedisor të Parlamentit Europian është pjesë e objektivave të BE-së që synojnë nxitjen e përdorimit të energjive alternative për mjetet e transportit dhe uljen e çlirimeve të karbonit në atmosferë, siç raporton Euroactiv.

Vazhdo leximin...

  Kërko

  Axhenda

Tetor 2019

14 tetor - Komiteti mbi Buxhetin i Parlamentit Europian voton buxhetin e përgjithshëm të BE-së për vitin 2020.

14 tetor – 18 tetor - Zhvillohet edicioni i katërt i “Javës Europiane mbi arsimin profesional”

15 tetor – Ministrat europianë të Punëve të Përgjithshme mblidhen në Këshillin Europian për të diskutuar mbi zgjerimin e BE- së dhe procesin e stabilizim asociimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

16 tetor - Zhvillohet Samiti i Dialogut Social Tre-Palësh dhe ceremonia e inagurimit të Autoritetit Europian të Punës (ELA).

17 tetor – Dita Botërorë ndaj Zhdukjes së Varfërisë

17-18 tetor - Këshilli Europian mblidhet për të diskutuar një numër të madh tematikash, përfshirë buxhetin afatgjatë të BE- së, prioritetet për 5 vitet e ardhshme, ndryshimet klimatike dhe Brexit.

-Banka Europiane e Investimeve në ditët e tetorit për Zhvillimin e Qëndrueshëm organizon konferencën dy ditore e cila fokusohet në praktikat inovatore mbi sektorët e ushqimit, modës dhe turizmit.

  FJALOR

Banka Europiane e Investimeve (EIB)

Prej më shumë se 60 vjetësh, është institucioni bankar i vetëm që është në pronësinë e Bashkimit Europian dhe që përfaqëson interesat e shteteve anëtare të BE. Si institucion huazimi, ajo bën të mundur financimin afatgjatë të investimeve nga shtete anëtare ose në bashkëpunim me BE, duke kontribuar drejt përmbushjes së synimeve  ekonomiko-politike të BE. EIB bashkëpunon ngushtë me institucionet e tjera të BE për të zbatuar politikën e saj. Si huamarrësi dhe huadhënësi më i madh në botë për nga vëllimi, ajo siguron jo vetëm financim, por dhe ekspertizë ose asistencë teknike në përgatitjen dhe implementimin e projekteve afatgjata dhe të qëndrueshme të cilat kontribojnë në përmbushjen e objektivave të politikës së BE-së. Huamarrës të EIB mund të jetë si sektori privat ashtu dhe ai shtetëror, duke siguruar një ndihmë shumë të madhe në zhvillimin ekonomik të shteteve.
Edhe pse më shumë se 90% e aktivitetit të EIB është përqendruar në Europë, Banka gjithashtu mbështet dhe politikat e jashtme dhe të zhvillimit të BE në botë. Në kuadër të prioriteve të BE, që tashmë i tejkalojnë kufijtë e 28 shteteve, mekanizmi i bankës “Economic Resilience Initiative” ka rritur financimin në fqinjësinë lindore dhe Ballkanin Perëndimor, si kundërpërgjigje ndaj sfidës së emigrimit. Kjo iniciativë do të mundësojë që kundërpërgjigjia ndaj krizave të jetë më e shpejtë dhe efektive.

  Na ndiqni ne:

facebook gplus twitter youtube1